Ramush Tahiri tregon kush e ka në “duar” formimin e Asociacionit

Politika

Ramush Tahiri tregon kush e ka në “duar” formimin e Asociacionit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 2 prill 2018 Në ora: 14:14
Ramush Tahiri

Politologu Ramush Tahiri, ka folur rreth çështjes së formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Tahiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë e vendimin për formimin e ASK-së, e merr Qeveria e Kosovës.

Ai ka theksuar se krejt formimi i tij, duhet të bëhet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës merr vendim për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, mandej bëhet statuti të gjitha aktet përcjellëse. E gjithë kjo bëhet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel gjatë vitit 2015”, ka pohuar politologu.

Ai ka thënë se formimi i ASK-së, është një proces që do të zgjasë.

“Është një proces  që zgjatë dhe që është i koordinuar ndërmjet institucioneve”, ka shtuar Ramush Tahiri.

Ndryshe, përfaqësues të komunave veriore serbe, në një takim të mbajtur ditë më parë, kanë paralajmëruar se nëse Kosova nuk nuk formon Asociacionin deri më 20 prill, ato do të bëjnë vet një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat