Stema me katër c-ja, simbol i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve

Politika

Stema me katër c-ja, simbol i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 2 prill 2018 Në ora: 18:20
Të mërkurën e kaluar, përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe u mblodhën në hapësirat e Gjykatës në Mitrovicën e Veriut për të diskutuar mbi themelimin e Asociacionit.

 “Ne zakonisht i kemi respektuar simbolet kombëtare të çdo kujt, por stema me katër c-ja, është simbol i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, që është bërë në Kosovë. Është një stemë, që e ka përdorur ushtria serbe në vrasjen e mijëra shqiptarëve, shkatërrimin e shtëpive dhe që këtë shenjë e ka vendosur nëpër muret e shtëpive të shqiptarëve me mesazhe kundër shqiptarëve”, thotë për “Bota sot”, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk duhet t’ia lejojnë Asociacionit të komunave me shumicë serbe, logon me katër c-jat.

Kjo për faktin se të gjitha masakrat dhe krimet në Kosovë janë bërë nga ushtria serbe po me të njëjtin simbol.

Kështu thonë deputetët e partive opozitare dhe analistë politik, të cilët po kërkojnë me çdo kusht që kjo logo mos të pranohet nga ana e shtetit të Kosovës.

Ata thonë se ky simbol është një akt provoaktiv për shqiptarët që përbëjnë 96 për qind të qytetarëve të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë është një akti i njëanshëm nga ana e komunitet serb në veri të vendit.

Të mërkurën e kaluar, përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe u mblodhën në hapësirat e Gjykatës në Mitrovicën e Veriut për të diskutuar mbi themelimin e Asociacionit.

Në këtë tubim ata prezantuan edhe logon e këtij Asociacioni me katër c-ja që është e ngjashme me atë të flamurit të Serbisë, e që ka një mesazh nacionalist, që ka kuptim “Vetëm Bashkimi Shpëton Serbët”.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Qeverisë për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë, por askush nuk është përgjigjur.

Image
Haxhi Avdyli

Avdyli thotë se katër c-jat janë simbol i krimeve të Serbisë

Ndwrsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli duke folur për çështjen në fjalë, thotë se kërkesa e kryetarëve të katër komunave serb përbën një provokim për qytetarët e Kosovës.

“Ne zakonisht i kemi respektuar simbolet kombëtare të çdo kujt, por stema me katër c-ja, është simbol i gjenocidit ndaj shqiptarëve, që është bërë në Kosovë. Është një stemë, që e ka përdorur ushtria serbe në vrasjen e mijëra shqiptarëve, shkatërrimin e shtëpive dhe që këtë shenjë e ka vendosur nëpër muret e shtëpive të shqiptarëve me mesazhe kundër shqiptarëve”, thotë Avdyli për “Bota sot”.

Sipas tij, ushtria serbe me këtë simbol ka lënë gjurmë për krimet që i ka bërë në Kosovë dhe për këtë, populli nuk mund të jetë indiferent ndaj saj.

Avdyli kërkon që komuniteti serb të zgjedh një logo tjetër sa i përket këtij institucioni.

“Mendoj që ka mundësi dhe simbole të tjera të cilët mund t’i përdor komuniteti serb për asociacionin, sepse kjo për mua është një lloj provokimi. Pra, unë mendoj se duhet të rishikohet kjo stemë, sepse është një gjë që nuk i kontribuon pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve”, shtoi Avdyli.

Image
Drita Millaku

Asociacioni nuk duhet të ketë simbole nacionaliste

Kundër stemës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është shfaqur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

“Pikë së pari Asociacioni i komunave me shumicë serbe është i dëmshëm, pasi që nuk duhet të jetë në baza etnike e aq më pak të ketë simbole nacionaliste dhe shoviniste. Të gjithë e dimë se gjatë luftës së fundit në të gjitha vendet dhe shtëpitë që janë bërë masakra nga paramilitaret serb kanë qenë këto simbole”, shprehet Millaku për “Bota sot”.

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në Kosova nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, janë vrarë gjithsej 13.535 njerëz, prej tyre 10 mijë e 812 shqiptarë.

Kurse, të zhdukur janë gjithsej 2.156 njerëz, prej të 1.804 shqiptarë.

Millaku thotë se po lëndohet ndjenja kombëtare

Deputetja Millaku më tej thotë se përdorimi i simboleve serbe brenda Kosovës përbën edhe një diskriminim ndaj shqiptarëve të Kosovës që përbëjnë shumicën në vend.

“Për sa i përket pyetjes së dytë mund të konstatoj me plot gojën se shumica shqiptare është jo vetëm e diskriminuar, por edhe i është lënduar ndjenja kombëtare me simbole që nuk prekin as edhe me një element të vetëm ndjenjën kombëtare dhe krenarinë kombëtare”.

“Pra, shqiptarëve të Kosovës u është bërë padrejtësi e madhe në këtë aspekt”, shtoi Millaku.

Image
Mimoza Kusari-Lila

Procesi i një anshëm për themelimin e asociacionit, izolon serbët

Nga ana tjetër, deputetja Mimoza Kusari-Lila thotë se i tërë veprimi i krerëve të katër komunave serbe në veri për themelimin e Asociacionit është i njëanshëm dhe me pasoja negative për serbët lokal.

“Krejt procesi i themelimit të njëanshëm është proces, i cili nuk është i qëndrueshëm dhe nuk tregon për bashkëjetesë, por tregon për hapa të një anshme të cilët më të vërtetë synojnë më shumë izolimin sesa integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, deklaron Kusari-Lila për “Bota sot”.

Sipas saj, ky veprim i tyre e rrezikon edhe mirëqenies e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.

“Me atë çfarë po synojnë serbët, po duan më tepër me ngrit nivelin e izolimit të tyre në koordinim me institucionet e Beogradit brenda territorit të Republikës së Kosovës që për mirëqenien e përgjithshme në Kosovë është shumë e dëmshme. Pra, përmes saj qytetarët e Serbisë po e ushqejnë këtë synimin e izolimit pavarësisht se po jep një mesazh shumë negativ për shumicën në Kosovë edhe në formën se si ata po dëshirojnë ta bëjnë, është më tepër për të tjetërsuar vetën kundrejt Kosovës se sa që të integrohen në institucionet tona”, thotë më tej Kusari-Lila për “Bota sot”.

Ligji nuk lejon logo që përcjellin mesazh negative për Kosovën

Deputetja Kusari-Lila thotë se institucionet e Kosovës e kanë mundësinë që Asociacionit mos t’ia lejojë logon që përcjell mesazh negativ për Kosovën.

“Po ekziston ligji i aplikueshëm në Kosovë në rast se ka element kundër ligjit që është në kuadër të administratës për regjistrimin e organizatave joqeveritare ku verifikohet statuti, stema nëse është në kundërshti qoftë me ligjin, qoftë nëse provokohet ndonjë ndjenjë apo jep një mesazh negativ për Kosovën”, thotë ajo për “Bota sot”.

Por, ajo dyshon se serbët do të shkojnë përmes ligjit sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Por, unë dyshoj që ata shkojnë në proces të regjistrimit, sepse ata qysh po deklarojnë është se ata duan ta bëjnë një anshëm asociacionin dhe kështu krejt procesi për themelimin e asociacionit është i njëanshëm, shtoi Kusari-Lila për “Bota sot”.

Ndryshe, krerët e katër komunave serbe në veri të vendit që u mblodhën në hapësirat e Gjykatës në Mitrovicën e Veriut për të diskutuar mbi themelimin e Asociacionit, përpos prezantimit të logos së këtij institucioni, ata i dërguan edhe një ultimatum Qeverisë së Kosovës.

Ata paralajmëruan se më 20 prill do ta formojnë vet Asociacionin, nëse një gjë të tillë nuk e bëjnë institucionet e Kosovës.

Madje, ata kërkuan që ky institucionet të themelohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, që u nënshkrua në gusht të vitit 2015, për të cilën Gjykata Kushtetuese konstatoi se 23 pika të kësaj marrëveshje bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës në krijimin e grupit punues për themelimin e Asociacionit janë zotuar se ky institucione do të themelohet në bazë të vendimit të kushtetueses.

“Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, që u themelua nga Institucioni i Presidencës në bashkëpunim me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat