A do ta pranojnë shkarkimin e Ministrit Sefaj? Flasin nga AKR

Politika

A do ta pranojnë shkarkimin e Ministrit Sefaj? Flasin nga AKR

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 2 prill 2018 Në ora: 19:16
Behgjet Pacolli

Partia më vogël e koalicionit qeverisës Aleanca Kosova e Re, kishte planifikuar të mbaje një mbledhje në lidhje me diskutimet e fundit dhe shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj nga qeveria, përkatësisht nga ministria e Punëve të Brendshme.

Ishte vetë kryeministri Haradinaj ai i cili e liroi nga detyra ministrin Sefaj së bashku me drejtorin e AKI-së, pasi që ata nuk e kishin informuar kryeministrin lidhur me deportimin e 6 shtetasve turk.

Image
Vesel Makolli

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re Vesel Makolli, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë që AKR nuk ka diskutuar në lidhje me shkarkimin e ministrit Sefaj.

“Thjesht jemi mbledhur për të diskutuar lidhur me formatizimet e AKR-së nëpër dege në komunat e Kosovës, asgjë tjetër, ndërsa sa i përket temës për shkarkimin e ministrit Sefaj kryesia e AKR-së ende nuk ka marr ndonjë veprim konkret”, ka përfunduar Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat