“Tensionet mes Haradinajt dhe Erdoganit mund të shkaktojnë daljen e turqve nga Qeveria”

Politika

“Tensionet mes Haradinajt dhe Erdoganit mund të shkaktojnë daljen e turqve nga Qeveria”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 prill 2018 Në ora: 21:09
Erdogani dhe Ramushi

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ndonëse me vonesë në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ka mbajtur një fjalim ku mes tjerash i është kundërpërgjigjur Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke i thënë se : “Askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë”.

Por në lidhje me atë se a ishe ky një reagim apo kundërpërgjigje e vonshme nga ana e kryeministrit Haradinaj në drejtim të Erdoganit, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot”  se kundërpërgjigja e vonshme të kryeministrit ndaj presidentit të Turqisë ka qenë e pritshme.

Ai mendon se i gjithë ky reagim i vonshëm i Haradinaj vjen pasi ai fillimisht është konsultuar me këshilltarët e tij për shkak të ndjeshmërisë ndaj raporteve me Erdoganin.

Image
Faton Mehmeti

“Mendoj se këto raporte nuk janë raporte emocionale mes Haradinaj dhe Erdoganit por të prishjes së balancave në Qeveri, meqë dihet se pjese e saj është edhe komuniteti turk. Dhe pikërisht për këtë eskalimi i tensioneve në mes të Haradinaj dhe Erdoganit mund të shkakton edhe daljen nga qeveria tek komunitet turk, me ç’rast edhe një deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e komunitetit turk mund të kalojë në anën e opozitës. E gjithë kjo mund të ndodh pasi dihet se kjo Qeveri mbijeton nga një votë e vetme, dhe po ashtu dihet se në raste të tilla edhe kujdesi është më i shtuar. Gjithsesi besoj se Haradinaj do të bëj çmos që të mbyll sa më shpejt "luftën" në distancë me Erdoganin, i cili edhe mund të ndikojë që kjo Qeveri të bije, në sensin që deputetja turke të kaloj në opozitë me ç’rast opozita edhe do ti ketë numrat për të rrëzuar Qeverinë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Image
Drita Millaku

Kurse, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku ka thënë se Ramush Haradinaj e ka humbur rrugën dhe tani ai nuk mund të kontrolloj zhvillimet as në politikën e brendshme e as në atë të jashtme.

Ajo ka thënë se po shihet qartë se këto zhvillime janë produkt i politikave të njerëzve që janë të shantazhuar dhe njerëzve që thjesht nuk kanë kapacitet të absorbojnë ngjarje të përmasave që i'a ka dhënë pozita që e ushtron.

“Për këtë arsye them se shteti i Kosovës është në një pozitë shumë delikate dhe kërkon që të menagjohet me takt dhe vendosmëri njëherazi”, ka thënë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat