Rasti me “Gylenistët”, një minus i madh ndaj sundimit të rendit dhe ligjit

Politika

Rasti me “Gylenistët”, një minus i madh ndaj sundimit të rendit dhe ligjit

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 2 prill 2018 Në ora: 22:20
Ramush Haradinaj dhe Recep Tayyip Erdogan

Policia e Kosovës javën e kaluar kishte arrestuar 6 shtetas turq. Arrestimi i tyre e më pas edhe deportimi i ka bërë që të ketë reagime si nga qeveritarët njashtu edhe nga shoqëria civile.

Shikuar nga këndi tjetër kjo situatë e tensionuar në mes dy shteteve, ndoshta mund të ndikojë në të ardhmen e Kosovës e veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.

Analisti politik, Blerim Burjani në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thekson se nuk do të ketë ndikim në këtë aspekt, por që kjo gjendje e tanishme i ka dhënë një minus të madh funksionimit të rendit dhe ligjit si dhe të drejtave të njeriut.

Image
Blerim Burjani

‘’Jo nuk ka por është një minus i madh për funksionimin e rendit dhe ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut me këtë veprim arbitrarë dhe autoritarë pa përgjegjësi dhe me përgjegjësi fiktive është e dëmshme mjaftë shumë. Deri më tash nuk ka pas ndonjë reagim të Këshillit të Evropës që merret me të drejtat e njeriut e as nga Amnesty International’’, përfundon Burjani.

Kujtojmë se të arrestuarit janë drejtori i përgjithshëm të institucionit “Gulistan”, Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i “Mehmet Akif” në Gjakovë, Kahraman Demirez, dhe dy mësimdhënësit Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat