“Presidenti Thaçi i involvuar në klanet turke”

Politika

“Presidenti Thaçi i involvuar në klanet turke”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 3 prill 2018 Në ora: 13:34
Hashim Thaçi

Qëndrimet e presidentit Hashim Thaçi sidomos pas depërtimit të gjashtë shtetasve turk kanë bërë që të hidhen kritika të mëdha në drejtim të presidentit, derisa nga analistë ndryshëm kjo është parë edhe si mundësia e vetme e Thaçit për shtyrjen e ngritjen të aktakuzave nga Gjykata speciale.

Analisti Faton Abdullahu ka thënë për “Bota Sot”  se kriza e gylenistëve është krijuar sepse Presidenti i Kosovës tashmë nuk mund t’i thotë jo për asgjë të vetme, Ankarasë zyrtare. 

“Presidenti është i involvuar me biznese e klane nga më të ndryshme turke kohë të gjatë, prej të cilave ai dhe klani i tij kanë fituar shumë dhe pandalshëm. Tani kur Ankaraja zyrtare ka marrë kurs anti-perëndimor, Presidenti i Kosovës nuk mund të thotë ‘jo edhe kur ‘po’-ja ndaj kërkesave për deportim të shtetasve turq është e dëmshme për interesat vitale të Kosovës” ka thënë ai.

Image
Analisti Faton Abdullahu

Sipas Abdullahu, ajo çfarë i bënë pushtetarët aktual, sidomos Thaçi, me rastin ‘gylenistët’ është brengosëse dhe shumë e dëmshme për shumë arsye. Ata brenda dy ditëve i devalvuan e besa edhe i hodhën në baltë pikët pozitive të përfituara mundimshëm dhe gjatë me kalimin e demarkacionit në Kuvend.

“Tani në vend se Brukseli të na shpërblej në rrugëtimin tonë drejtë BE-së për demarkacionin e kaluar,  ajo tash ka drojën se ky rreshtim antiperëndiomor në krah me Erdoganin kërkon disiplinim konceptual dhe politik ndaj Kosovës gjë që mund të na marr kohë, mund e energji të panevojshme” ka thënë analisti politik Faton Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat