Krasniqi: Turi lobues pa efekt pozitiv, keqpërdorim për buxhetin e shtetit

Politika

Krasniqi: Turi lobues pa efekt pozitiv, keqpërdorim për buxhetin e shtetit

Nga: Gresa Bajraktari Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:03
Ilustrim

Kritika të shumta ka pasur turi për liberalizimin e vizave nëpër qendrat kryesore evropiane nga kryetari i Kuvendit dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E për këtë njohësi i çështjeve aktuale në vend, Islam Krasniqi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, vlerëson se ky lobim nuk mund të ketë efekt pozitiv, por vetëm keqpërdorim të buxhetit të shtetit.

Image
Islam Krasniqi

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, së bashku me një grup deputetësh kanë filluar vizitat nëpër qendrat evropiane, me arsyetimin e lobimit për liberalizim vizash, arsyetim që as vetë deputetët që janë bashkë me Veseli së besojnë një gjë të tillë. Po harron kjo klasë politike së vetë këta deputetë janë fajtorë për ketë bllokadë, për ndërtimin e murit i cili na ndanë dhe na pamundëson rrugëtimin drejt Evropës. Ky lobim s’do të ketë asnjë efekt pozitiv, pos keqpërdorimit të buxhetit të shtetit, nga i cili do të paguhen shpenzimet gjatë qëndrimit atje dhe mëditjet e tyre”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, një iniciativë e tillë për liberalizim të vizave, por është e panevojshme.

“Kjo fushatë është veç një mashtrim i radhës i cili po mundohet akoma të ju hedhë pluhur syve të atyre që i votuan, sepse më njerëz të korruptuar, nga individë të aferave s’mund të presim rezultate pozitive, veç asaj që ata përfitojnë nga ato udhëtime. Jo që është iniciativë e vonuar por nuk na nevojitet iniciativë nga profiterët e ndryshëm, individët që në Kuvend shkojnë vetëm për mëditje, pa e hapur gojën asnjëherë, e dimë çfarë rezultate sjellin”, ka deklaruar Islam Krasniqit për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat