“Nuk do të ketë asnjë ndryshim ‘spektakolar’, Haradinaj shkeli mbi parimet e veta”

Politika

“Nuk do të ketë asnjë ndryshim ‘spektakolar’, Haradinaj shkeli mbi parimet e veta”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 korrik 2018 Në ora: 21:50
Ramush Haradinaj

Analisti Hajrullah Tërnava, ka deklaruar për “Bota sot” se demarkacioni me Malin e Zi është punë e kryer dhe se këtë e dëshmon edhe faktori ndërkombëtar të cilët nuk e kanë përmendur si kriter për liberalizimin e vizave.

Image
Hajrullah Tërnava

“Tani që po bëhen katër (4)  muaj prejse është bërë ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por ende nuk është ndërmarr ndonjë hap për të rishikuar këtë te fundit.  Në këtë situatë demarkacioni është punë e kryer, këtë e dëshmon edhe faktori ndërkombëtar që ma nuk e përmend si kusht për liberalizimin e vizave. Më e rënda është për popullin e Kosovës, se një numër nga ta,  kanë qenë të bindur se do të fitohet liberalizimi i vizave nëse votohet dhe miratohet në Kuvend sikur që ndodhi, sepse këto premtime vinin nga politikanët e Kosovës,  që janë në pushtete, duke fillua nga ma të mëdhenjtë e shtetit sikur:  Presidenti, Kryekuvendari, Kryeministri  dhe të tjerët. Me e dhimbshmja ishte kur në këtë qeverisje që është në pushtet, lehët u binden ato pjesë e deputeteve të LDK (12) që në qeverisjen e kaluar e kundërshtonin miratimin e demarkacionit, edhe që atë qeverisje e qeveriste LDK që bash këta që e kundërshtonin ishin shkaktar të mos miratimit të demarkacionit edhe që i takonin kësaj partie dhe si rezultat  i mos suksesit u rrëzua kjo  qeveri”, thotë ai.

Për më tepër, ai beson se Lëvizja Vetëvendosje  do të ndërmerr diçka që ta aktualizojë këtë çështje të rishikimit dhe pse si parti në opozitë nuk e ka ndonjë forcë dominuese në Kuvendi e Kosovës.

“Marr në tërësi tani po del që opozita mund ta kundërshton miratimin e demarkacionit sidomos  rishikimin e demarkacionit sikur që na bindke Kryeministri se do të ndodhe kjo, por deri me tani nuk po ndodhe kjo. Kundërshtimin e rishikimit i cili nuk ndodhi deri më tani, mund ta kundërshtoj vetëm VV si opozitë sepse LDK në shumicë ishin për miratimin e demarkacionit në qeverisjen e kaluar, por edhe pjesa tjetër sikur e shpjegova u bind në këtë qeverisje të re dhe tani LDK nuk ka nevojë dhe arsye për ta kundërshtuar këtë çështje. VV si parti në opozitë nuk e ka ndonjë forcë dominuese në parlament por besoj se do të ndërmerr diçka ta aktualizoj këtë çështje të rishikimit”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, nuk pritet ndonjë ndryshim siç e quan ai “spektakular” pasi që mund të ketë kthim të disa hektarëve sa për t`i arsyetuar deklaratat e kryeministrit për liberalizim të vizave.

“Po edhe të ndodhe rishikimi i demarkacionit, nuk duhet të presim ndonjë ndryshim spektakular,  sepse edhe që Malit të Zi iu falen 82 hektar tokë, edhe që do të bëhet ndonjë rishikim mund të ndodh se do ti kthehet ndonjë hektar tokë sa për sy e faqe,  për t`i arsyetuar thëniet e Kryeministrit siç thoshte ai, se për hir të liberalizimit të vizave po e miratojmë demarkacionin me Malin e Zi, kurse sa ishte në opozitë bëri çmos që mos ta lejonte një demarkacion të tillë,  që po del se mbasi ju premtua posti i Kryeministrit, ky shkeli mbi ato parimet e veta të atyre trojeve që i takojnë asaj pjese të Dukagjinit nga vjen vetë ky”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat