“Rishikimi i demarkacionit është mashtrim i pastër” - Bota Sot
“Rishikimi i demarkacionit është mashtrim i pastër”

Politika

“Rishikimi i demarkacionit është mashtrim i pastër”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 korrik 2018 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti, është i mendimit se nuk do të ketë rishikim të demarkacionit me Malin e Zi dhe thotë se kjo ishte një propagandë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Mendoj se rishikimi i demarkacionit me Malin e Zi nuk do te ndodh, e tëra ishte propagandë nga Thaçi për të kamufluar faljen e tokës që i bëri shtetit malazez. Nuk ka dhe nuk do të ketë rishikim, të mendosh të kundërtën është naivitet”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mehmeti ka shtuar se presioni i opozitës për rishikim te demarkacionit është i domosdoshëm dhe se ka kjo qeveri duhet të largohet.

Image
Faton Mehmeti

“Është për tu habitur qetësia e opozitës karshi këtij pushteti kriminal, gënjeshtar e anti-qytetar. Opozita duhet t'ia rikujtoj mashtrimin me demarkacionin, respektivisht zotimin për rishikim këtij pushteti krejtësisht të korruptuar. Këtij pushteti duhet t'i shkurtohet jeta, çdo ditë e qëndrimit të saj në pushtet është i dëmshëm dhe në kurriz të qytetareve. Demarkacioni është vepër e këtij pushteti, ndërsa gjoja rishikimi është mashtrim i pastër. Opozita duhet të jete hije e këtij pushteti, duke mos i lejuar komoditet. Në këtë këndvështrim duhet theksuar se presioni i opozitës për rishikim te demarkacionit është i domosdoshëm”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera