“Opozita të mos e lejojë Thaçin të udhëheqë dialogun, kështu të veprojë“

Politika

“Opozita të mos e lejojë Thaçin të udhëheqë dialogun, kështu të veprojë“

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 korrik 2018 Në ora: 15:35
Hashim Thaçi

Ekip negociator për dialogun me Serbinë tha se do të formonte presidenti Hashim Thaçi, i cili po kundërshtohet nga opozita si kryenegociator i bisedimeve me Serbinë.

Por, opozita vazhdon të jetë kundër tij dhe dje në takimin e thirrur nga shoqëria civile për të diskutuar për dialogun, Vetëvendosje nuk mori pjesë e LDK dhe PSD lëshuan takimin.

Por, sa do të jetë në gjendje ta formojë presidenti ekipin negociator?

Image
Faik Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se opozita nuk duhet ta lejojë presidentin që ta udhëheqë dialogun, sepse ai nuk është i besueshëm.

“Opozita nuk duhet ta lejojë Presidentin Thaçi t'i udhëheqë bisedimet me Serbinë sepse nuk është i besueshëm për t'i udhëhequr këto bisedime që kanë të bëjnë me fatin e Kosovës”, shprehet ai.

E se si duhet të veprojë opozita në këtë rast, Krasniqi vlerëson se ajo duhet të krijojë një ekip uniteti dhe aty të dakordohet edhe për kryenegociatorin.

“Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë rast? Opozita duhet tu kërkojë të gjitha partive politike shqiptare, krijimin e një ekipi të unitetit për t'i udhëhequr ato bisedime dhe nga ai ekip uniteti të dakordohet edhe për kryenegociatorin. Përndryshe, Presidenti Thaçi do ta ketë problem ta formojë ekipin edhe pa opozitën. Por, ai do të veprojë edhe pa miratimin e partive politike, sepse në Kosovë nuk ekziston termi llogaridhënie”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat