Gjeloshi: Shtatorja e Anton Çettës të vendoset në shesh dhe të emërtohet me emrin “Shesh i pajtimit Anton Çetta”

Politika

Gjeloshi: Shtatorja e Anton Çettës të vendoset në shesh dhe të emërtohet me emrin “Shesh i pajtimit Anton Çetta”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 6 korrik 2018 Në ora: 13:27
Anton Cetta

Institutit Albanologjik i Kosovës nuk ka dhënë leje që shtatorja e veprimtarit Anton Qettës të vendoset në oborrin e këtij instituti.

Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës.

Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të pagëzohej edhe me emrin e mbledhësit të folklorit e udhëheqësit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në fillim të viteve ’90. Me këtë arsyetim, Instituti Albanologjik i Prishtinës ka refuzuar kërkesën për vendosjen e shtatores së Çettës në oborrin e vet, duke dhënë propozime për një vend më të madh për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja e drejtuar nga Çetta.

Politologu, Nikë Gjeloshi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se oborri i Institutit Albanologjik nuk është vend i përshtatshëm për shtatore të Anton Qettës.

Tutje Gjeloshi ka theksuar se kjo shtatore duhet të vendoset në një Shesh që do emërtohej edhe si Shesh i pajtimit Anton Çetta, që do të kishte dhe infrastrukturë përcjellës (fontanë, ulëse për vizitor etj.).

“Argumentimi i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik është i arsyeshëm dhe i drejtë. Është i arsyeshëm, siç e thotë edhe Këshilli Drejtues, sepse oborri i Institutit Albanologjik nuk është vend i përshtatshëm për shtatore të Anton Çettës. Shtatorja, përkatësisht Përmendorja e Anton Cettës i kalon përmasat e hapësirës se një oborri Instituti; ajo do të duhej të vendosej në një Shesh që do emërtohej edhe si Shesh i pajtimit Anton Çetta, që do të kishte dhe infrastrukturë përcjellës (fontanë, ulëse për vizitor etj.).Arsyetimin e vetë Instituti Albanologjik e ka dhënë edhe në vitin 2010 ndaj një insistimi të ministrisë së kulturës i cili insistim atëherë ishte cilësuar si „kontrabandës“. Pse të insistohet edhe pas tetë (8) vitesh që të vendoset përmendorja e Anton Çettës aty?”, thotë ai.

“Anton Qetës i kemi mbetur borgj të gjithë për angazhimin e tij fisnik e human që ka patur bashkë me qindra e qindra bashkëveprimtar në misionin për pajtimin e gjaqeve. Populli e dinë dhe e respekton këtë veprimtari të Anton Çettës, por dyshoj shumë se kastat politike e pushtetarëve nuk kanë treguar respekt e as nuk kanë qenë të përgjegjshëm ndaj veprimtarisë së figurës së Anton Qetes (pos me ndonjë medalje-mirënjohje në letër); jo edhe për t’ia siguruar ndonjë lokacion-shesh ku do të vendosej përmendorja e Tij”.

Image
Nikë Gjeloshi

“Disa vite pas luftës e kam njohur artistin-skulptorin prof. Fatmir Hoxhen, mbase në oborrin e shtëpisë së tij (afër restorantit Pishat) pata vërejte një përmendore impozante, unike të mikut tim të ndjerë Anton Çetta. Skulpturë e punuar nga po ky skulptor me vetë iniciativë, me mjete vetanake dhe me aq përkushtim! Çdo kalimtar i rastit për afër asaj shtëpie, atij oborri, ku ishte vendosur përmendorja e Anton Qetes, jam i bindur se do ta ketë kthyer shikimin për ta parë atë punim aq unikat. Por artisti-skulptori Hoxha nuk kishte arrite as përmes Komunës, as përmes institucioneve të kulturës ta gjej një vend-lokacion ku do vendosej ajo Përmendore”, është shprehur ai.

Nikë Gjeloshi gjithashtu ka thënë se ka dakordimin që para hyrjes së Katedraleës të vendoset përmendorja e Anton Qetes së bashku me përmendoren e presidentit Ibrahim Rugova.

“Duke ndjerë obligim njerëzor, miqësor e intelektual ndaj prof. Anton Qetes e veprimtarisë së tij humane në kohën e pajtimit të gjaqeve, edhe për shkak të zotimit të tij me rastin e festës së Flamurit në Tiranë (28 nëntor 1992) se „do jetë mbështetës imi deri sa të jeton“, jam angazhuar edhe personalisht që të gjendet një zgjidhje ashtu që diku në kryeqytet, Prishtinë të vendoset ajo përmendore e Anton Qetes e punuar nga artisti-skulptori prof.Hoxha. Më në fund, 2-3 vitet e fundit pata arrite ta kam dakordimin edhe të përgjegjësit të Katedrales „Shën Tereza“, që para hyrjes se asaj Katedrale të vendoset përmendorja e Anton Qetes së bashku me përmendoren e presidentit Ibrahim Rugova (e punuar nga i njëjti skulptor prof.F.Hoxha)”.

“Por, edhe se të gatshme, të derdhura në bronz, ato përmendore të këtyre dy personaliteteve të një periudhe historike, ende nuk janë vendosur në atë vend të dakorduar, i cili vend-lokacion me pak vullnet të Komunës do të mund të shndërrohej edhe në „Shesh“ të këtyre personaliteteve. Shkaku: Obstruksionet e faktorit Njeri! Përfundimi: Qëndrimi i Institutit Albanologjik i vitit 2010 dhe Argumentimi i Këshillit Drejtues të atij Instituti, publikuar me 5.7.18, se „për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve dhe në mënyrë të veçantë prof. Anton Çetta, vendosja e shtatores së tij do te duhej të bëhej në një shesh të madh të qytetit, i cili njëkohësisht do të pagëzohej me emrin sheshi i pajtimit ’Anton Çetta‘...“, është i drejtë dhe i arsyeshëm. Insistimet tjera do të qojnë në helmimin e opinionit të gjerë shqiptarë; do të qojnë në konflikte idesh, pikëpamjesh e qëllimesh ne mes intelektualëve dhe institucioneve, të cilat konflikte qoftë idesh, pikëpamjesh apo qëllimesh do të krijojnë pasoja të mëdha për terë shoqërinë. Komunës dhe institucioneve kulturore u mbetet obligim institucional ta bëjnë zgjidhjen përmes përcaktimit të një lokacioni - ’Sheshi’, i cili do të emërtohej me emrin e Anton Qettes dhe ta heqin njollën institucionale, tash e rreth 20 vjet, si të pa respekt e të papërgjegjshme ndaj këtij personaliteti historik”, ka përfunduar Nikë Gjeloshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat