“Ideja për shkëmbim territoresh politikë ruse”, ja çfarë po synon Rusia

Politika

“Ideja për shkëmbim territoresh politikë ruse”, ja çfarë po synon Rusia

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 29 korrik 2018 Në ora: 16:39
Thaci- Vuciq

Deklarata për ndarje apo shkëmbim territoresh me Serbinë janë rikthyer si temë shqetësuese sa për qytetarët, ashtu edhe për ekspertët e sigurisë.

Ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë edhe publikisht ka pranuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi për herë të parë ka pranuar publikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Duke komentuar kërkesën e Lutfi Hazirit për të shkëmbyer Luginën e Preshevës me Veriun, Presidenti ka premtuar se do ta trajtojë seriozisht këtë ide.

Kjo ide është duke u kundërshtuar nga ekspertët e sigurisë që thonë, se spektri politik në Kosovë duhet të largohet nga çfarëdo “loje” në drejtim të destabilizimit të vendit në aspektin politik dhe të sigurisë në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm.

Drizan Shala ekspert sigurie, çështjen për ndarje apo shkëmbim territoresh e konsideron politikë ruse, e cila para zgjedhjeve amerikane dëshiron të krijojë një situatë në Kosovë dhe Serbi sikur në vitet 1999- 2004.

Image
Drizan Shala

Faktori evropian nuk dëshiron konflikte, prandaj, sipas Shalës, Kosova nuk duhet të bëjë ndonjë kompromis të mundshëm për njohje nga Serbia sikurse është modeli Bosnjë- Hercegovina.

“Situata e krijuar para dhe pas takimit të Helsinkut në mes Trumpit dhe Putinit e riktheu temën e shkëmbimit të territorit , statusit special, kompromiseve në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një ofenzivë e fundit e politikës ruse e cila para zgjedhjeve të ardhshme amerikane do që të krijojë një situatë në Kosovë- Serbi sikur ajo e viteve 99/2004! Prandaj faktori evropian nuk e dëshiron një lëvizje të kufijve në këtë kohe në një rajon ku konsiderohet si "barut" i konflikteve me përmasa më të gjëra. Kësisoj, Kosova assesi nuk duhet që vendimin e GJND-së ta shkel si një "kompromis" të mundshëm për të pasur njohje reciproke të modelit Bosnjë- dhe Hercogovinë. Spektri politik në Kosovë duhet që të largohen nga çfarëdo "loje" në drejtim të destabilizimit të vendit në aspektin politik dhe të sigurisë në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës”, thotë Shala për “Bota sot”.

Ideja për ndarje territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, janë kundërshtuar sot edhe nga zëvendësministri i FSK-së, i cili i ka quajtur mendësi të së kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat