Opozita të dalë me plan konkret për kundërshtimin e Thaçit në dialog

Politika

Opozita të dalë me plan konkret për kundërshtimin e Thaçit në dialog

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 gusht 2018 Në ora: 08:20
Opozita në Kuvend

“Thaçit nuk i merret udhëheqja duke e kundërshtuar me fjalë koti në parlamentin e shpifur, por opozita duket të merr qëndrime të prera dhe konkrete mbi partiake dhe ato të t’ua adresoj Parlamentit, bashkësisë ndërkombëtare, qytetarëve të Kosovës, duke ua bëre me dije qëndrimin definitiv dhe përfundimtar të opozitës!”, ka potencuar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetet ë Kuvendit të Kosovës, dolën hapur duke kundërshtuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si udhëheqës të dialogut të Kosovës me Serbinë.

Përkundër këtyre kundërshtimeve, opozita nuk ka ndonjë plan konkret që të bashkohet dhe të kundërshtoj Thaçin si kryenegociator.

Zogaj: Thaçit nuk i merret udhëheqja duke e kundërshtuar me fjalë koti në parlamentin e shpifur

Lidhur, me këtë çështje, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj  i ka hedhur fajin deputetëve të Kuvendit të Kosovës për situatën e krijuar në vend.

Image
Skënder Zogaj

“Duke qenë se përafërsisht Kuvendi i Kosovës përbëhet kryesisht nga të njëjtat garnitura deputetësh dhe partish, të gjithëve duhet t’u përkujtojmë se janë fajtorët e situatës së krijuar, prandaj para se ta pranojnë mjerimin e vet, nuk kanë fare të drejtë të kritikojnë produktin e tyre Hashim Thaçin të cilit ia kanë dhënë me vullnet të plotë daullen, dhe tash nuk kanë të drejtë të ankohen për mënyrën si i bie!”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se opozita nuk ka asgjë kontrate për dialogun dhe ajo do të duhet të marr qëndrime konkrete e t`i bëjë publike.

“Deputetët po rrahin ujë në havan për  përfitime politike e jo për ta shpëtuar Kosovën nga mënyra e keqe e dialogimit të Thaçit! Opozita nuk e ka asnjë gjë konkrete për ecuri më të dobishme të dialogut! Thaçit nuk i merret udhëheqja duke e kundërshtuar me fjalë koti në parlamentin e shpifur, por opozita duket të merr qëndrime të prera dhe konkrete mbi partiake dhe ato të t’ua adresoj Parlamentit, bashkësisë ndërkombëtare, qytetarëve të Kosovës, duke ua bëre me dije qëndrimin definitiv dhe përfundimtar të opozitës!”, ka potencuar  Zogaj për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Burjani: Opozita nuk mund të marr përgjegjësi për gabimet e Thaçit

Kurse, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani ka thënë se opozita nuk ka pasur rol në dialog dhe se nuk është lehtë të marrin përgjegjësi në fund pasi që i bije përgjegjësia mbi ta për të gjitha marrëveshjet.

“Nuk e besojë ideja e qarqeve ndërkombëtare është që përsëri me çdo kusht  apo domosdoshmërisht të nxis LDK të jetë pjesë e bisedimeve, për të marr legjitimacion edhe opozita kur dihet që ky subjekt politik është me i madhi opozitar, nuk besojë se mund të ketë ndonjë formula uniteti në këto rrethana  të komplikuara që i ka bërë deri me tash Thaçi, pra dialogu ka shkuar në fund e lyp unitet me vonës të madhe. Dihet se opozita nuk ka pas kurrfarë roli në këtë dialog, as bota akademike që është përjashtuar nga Thaçi, andaj nuk është lehtë me marr përgjegjësi në një proces që edhe në fund fare. Kjo i bie me marr përgjegjësi opozita për të gjitha dështimet me fusnota e me përplot marrëveshje jo transparente, asgjë nuk është bërë as me dijuni të kuvendit e së botës akademike e as askujt pra me të vërtet është vështirë shumë dhe duket e pamundshme”,  ka theksuar  Burjani për “Bota sot”.

Në vijim, ai ka shtuar se shpresat janë që LDK-ja të hyjë në dialog, pasi që sipas tij, nuk duhet dhënë koalicionit qeverisës bisedimet.

“Pra shpresat janë që LDK hynë në dialog, ky subjekt politik është dëmtuar shumë nga PDK dhe ky PAN, ky i fundit në qeverisje  LDK e sheh si argat të saj për qëllime për të mbajt këtë qeverisje dhe të mos shkoj shteti në zgjedhje. Nuk duhet dhënë bisedim PAN  në këtë gjendje aktuale i cili është koalicion korruptiv, nepotist dhe anlfabetik në politik pushtetin e shohin për të vjelë pasurit e shtetit dhe për të zbeh sa më shumë forcimin e shtetit”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Haziri: Duhet plan për ta penguar Thaçin

Kurse, analisti politik, Nexhat  Haziri mendon se presidenti Thaçi nuk është njeri kredibil për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Sipas, tij, opozita duhet të hartojë një plan për të penguar Thaçin dhe për të rrëzuar qeverinë. 

“Mendoj se Hashim Thaçi më nuk është një njeri me kredibilitet as politik e as moral për të qenë si kryengociator i palës kosovare në procesin final të dialogut me Serbinë. Ajo që duhet të bëjë opozita është që ta hartoj një plan për ta penguar këtë njeri dhe ky plan do të duhej të ishte nga beteja në Kuvendin e Kosovës duke kundërshtuar mandatimin e tij e deri të rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Haziri.

Ai beson se opozita e bashkuar mund të bëjë një gjë të tillë dhe se sipas tij, opozita ka dy mundësi për këtë proces.

“Besoj se opozita e bashkuar mund ta bëjë këtë dhe për ta ndalur ndarjen e Kosovës, por edhe për kthimin e shpresës te qytetarët e Kosovës se ky vend mund të bëhet.

Pra janë vetëm këto dy mundësi që ka opozita, dhe nuk janë të vogla por vendimtare që Kosova mos të dal e dëmtuar nga ky proces”, ka përfunduar  Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat