“Janjiq po mundohet të sjellë para aktit të kryer ata që kundërshtojnë ndarjen”

Politika

“Janjiq po mundohet të sjellë para aktit të kryer ata që kundërshtojnë ndarjen”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 gusht 2018 Në ora: 11:04
Haki Abazi

Ditë më parë, prifti Sava Janjiq ka deklaruar se po zihet një skenar për ndarjen e Kosovës, duke inskenuar dhunë në Veri nga pala shqiptare dhe serbe.

Lidhur me këtë deklaratë të Janjiqit, analisti politik, Haki Abazi ka folur për “Bota sot”. Ai ka theksuar se religjioni duhet të mbahet larg nga politika.

“Çështja e parë është që duhet mbajtur religjionin shumë larg nga politika. Sidomos Serbia dhe Serbët edhe Sava Janijic e di që sa herë që është përzier religjioni në politikë nuk i ka dalur mirë askujt e më se paku serbeve. I gjithë gjenocidi në Ballkan gjatë 90-ve kanë qenë vepra që shtratin kanë pasur në liturgjitë me gjuhë urrejtëse ndaj kombeve jo serbe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për me tepër, ai ka shtuar se Janiq e di se kishat nuk janë serbe dhe se shqiptarët nuk kanë asnjë gjë kundër kishës si institucion fetar.

“E dyta Sava Janic e di që kishat nuk janë Serbe por ato janë të përbashkëta para se të krijoheshin shtetet me karakter nacional dhe etnik. Kishat nuk janë simboli i të qenurit Serb e as në mënyrë ekskluzive. Kishat dhe çdo objekt fetar kanë qenë simbole të tolerancës dhe bashkëjetesës derisa nuk janë bërë simbole të nacionalizimit sidomos atij Serb dhe fatkeqësia është që po vazhdon si e tillë. Shqiptarët nuk kanë asnjë gjë kundër kishës si institucion fetar por kanë shumë problem me zyrtarët kishtare që janë profiter të konflikteve dhe kërkojnë që të jenë vendimmarrës në një shoqëri sekulare”, ka shpjeguar Abazi.

Gjithashtu, ai ka thënë se me këtë deklaratë Janiqi po mundohet që të sjell para një akti të kryer gjithë ata që janë duke kundërshtuar ndarjen përfshirë edhe ndërkombëtaret.

“Rrjedhimisht e kuptoj kërkesën dhe deklaratën e Janic, nuk është hera e parë, ai manipulon dhe keqpërdorë pozitën e tij në takimet me ndërkombëtaret duke e shtrembëruar të vërteten. Me deklaratën e tij ai po tenton të sjelle para një akti të kryer gjithë ata që janë duke kundërshtuar ndarjen përfshirë edhe ndërkombëtaret. Çfarë po thotë në mënyrë implicite është që Kosova nuk mund të jetë shtet i shumicës Shqiptare dhe dëshiron të jep karakter fetar këtij nocioni. Por Kosova është shtet sekular me të drejtën garantuar për religjion dhe drejte të besimit por nuk është as Serbi e as Greqi ku kisha luan rolin kryesore në politikat dhe ekonominë e vendit. Sava Janjic nuk duhet të jetë komentatore polikë, ai duhet të kryej punën e tij të mbajtjes se meshave dhe lutjeve tek zoti për të gjithë besimtaret pavarësisht përkatësinë etnike”, ka përfunduar Abazi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat