“Hashim Thaçi po e kërkon shpëtimin tek LDK-ja”

Politika

“Hashim Thaçi po e kërkon shpëtimin tek LDK-ja”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 2 gusht 2018 Në ora: 16:21
Hashim Thaçi

Fillimisht nuk u përjashtua mundësia e shkëmbimit të territorit me Serbinë. Por më pas presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk ka ndarje apo shkëmbim por vetëm korrigjim të kufirit me Serbinë.

Lidhur me këto deklarata dhe ndryshimin e tyre, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kjo është tregues i pasigurisë dhe se nuk ka stabilitet politik dhe se Thaçi pa mbështetjen e Kuvendit dhe të LDK-së, po e humbë besimin.

Image
Blerim Burjani

“Kjo është tregues i pasigurisë, i të panjohurës dhe i përgatitur por edhe me panik, nuk ka stabilitet politik adekuat. Në tema të tilla nuk duhet përshfaqur pasiguri, e as frikë por dije dhe vendim decidiv, kjo duket si mungesë përvoje politike, ka situata të vështira por objektivat që duhet ta mbash dhe të mos heqësh dorë, pra sikur të kishte pas strategji dhe të kishte aprovuar Kuvendi, ai do të ishte i lirë dhe pa presion. Por në mungesë të qëndrimit shtetëror përmes Kuvendit ai po e humb besimin dhe po kërkon shpëtim nga LDK. Nëse LDK e përkrahë atë e nxjerr nga kriza përfundimtare dhe ia jep rehatinë atij atë politik dhe vendimmarrëse”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, nëse LDK-ja do ta përkrahte Thaçin për ta udhëhequr dialogun, atij nuk do t’i interesonte pjesa tjetër e opozitës.

“Tregues i pasigurisë politike, paaftësisë për menaxhim të momentit politik, mungesa e përkrahjes politike, por edhe për periudhën që po vjen të dialogut, konsensusi mungon bashkë me përkrahjen, opozita nuk merr pjesë në këtë dialog. Ajo çka i duhet Thaçit e Veselit është pjesëmarrja e LDK-së në dialog e kjo do të përmbyllte interesimin e Thaçit për pjesën opozitare tjetër. Thaçi tash kërkon përkrahjen e Kuvendit e sidomos të LDK-së në këtë fazë përfundimtare”, ka deklaruar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat