“Faktori ndërkombëtar refuzon ndarjen e Kosovës, Janjiq provokon situatën”

Politika

“Faktori ndërkombëtar refuzon ndarjen e Kosovës, Janjiq provokon situatën”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 gusht 2018 Në ora: 12:02
Prifti serb, Sava Janjiq

Analisti politik, Ali Hertica, thotë se deklarata e priftit serb, Sava Janjiq, ka për qëllim provokimin e situatës.

Image
Ali Hertica

 “Prifti serb, Sava Janjiq, ka dhënë alarmin se ka informata për skenar të koordinuar, sipas të cilit do të provokohej situata, ashtu e brishtë, që përshkallëzimi i saj të çonte ndarjen e Kosovë qe kjo nuk do te ndodh fare sepse fundi sovrani do jap kushtrimin po qe se ndodh diçka e tillë nga shija e ndonjë lideri politik të Kosovës”, ka potencuar  ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se ndarja e Kosovës është refuzuar nga faktori  dhe bashkësia ndërkombëtare, dhe se nga një iniciativë e tillë do të hapej “kutia e Pandorës”.

“Kështu që ndarja e Kosovës gjithmonë është refuzuar nga faktori  dhe bashkësia ndërkombëtare një iniciativë e tillë  nga kush do qoftë ku atëherë do ta hapte “Kutinë e Pandorës” Prifti Sava Janjiq  është një inspires i së keqes  ku ai flet rreth çështjes së rrugës që çon drejt Malit të Zi, e që kalon afër Manastirit të Deçanit ku nuk lejon te rregullohet infrastruktura , duket të ndalojnë asfaltimin e rrugës në zonën e mbrojtur, Janjiq  një prift  ogurzezë ka gjetur kohë për t'u marrë me politikë të madhe shtetërore ku me një cinizëm shpifës dhe destabilizes prnit e keqe për shtetin e Kosovës kinse do ketë ndarje ku ai ka thënë se po zihet një skenar për ndarjen e Kosovës, duke inskenuar dhunë në Veri nga pala shqiptare dhe serbe. Tani Presidenti Thaçi  është deklaruar se për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve, në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”

Gjithashtu, ai ka shtuar se nëse do të ketë ndonjë marrëveshja për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, në këtë proces të përfshihen komunat me shumicë shqiptare e serbe.

“Në qofte  se arrihet ndonjë marrëveshja për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është që në këtë proces të përfshihen vetëm territoret homogjene nacionale, përkatësisht komunat me shumicë shqiptare e serbe, ku këtë plan e sajon Serbia dhe politika e sa akademikë se bashku me kishat e tyre siç e kanë pasur çdo herë planin e shfarosjes se shqiptarëve.  Mirëpo Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur shqetësues për ndarjen as që do të diskutohet, lëre më të pajtohemi. Tani koha mbetet ajo që do tregon por çdo kush që shemben territor do ketë pasoja nga sovrani I Kosovës”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat