Alarmi për skenarët e frikshme, ish agjenti i SHIK-ut tregon me detaje se çfarë po përgatitet për veriun

Politika

Alarmi për skenarët e frikshme, ish agjenti i SHIK-ut tregon me detaje se çfarë po përgatitet për veriun

Nga: P.R Më: 3 gusht 2018 Në ora: 12:59
Mitrovicë

Presidenti i Republikës së Kosovës, pothuajse çdo ditë po flet për marrëveshjen finale me Serbinë, ku sipas tij paraprihet të bisedohet për korrigjim kufijsh, duke thënë se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. Por, përderisa Thaçi po mohon që Veriu mund t’i jepet Serbisë, tashmë partitë opozitare dhe analistë të shumtë kanë dhënë alarmin se Thaçi po e dërgon vendin drejt ndarjes dhe trazirave në Kosovë.

E për ndarje dhe skenarë për veriun, në faqen e tij në facebook, ka shkruar edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

“A po përgatitet skenari i ngjashëm sikurse ai i vitit 1999 kur në aeroportin ushtarak Sllatinë u futen Ushtria Ruse pa leje të NATO-s, në Kosovë dhe nuk patën kurrfarë pasojash.  Serbia në fund të skenarit nëse nuk del fituese, pa konflikt nga bisedat me aktorin e tyre Hashim Thaçin dhe nëse nuk i hapen të gjitha rrugët do të inskenoj konflikt etnik në veri, pastaj do vjen ftesa zyrtare e qeverisë serbe nga Beogradi për Rusin e cila veç i ka forca speciale vëzhgues "GURU" në veriun e Kosovës”,

“A do të vjen zyrtarisht futja e ushtrisë Ruse, kinse për shpëtimin të civilëve serb në Veri dhe si paqeruajtës e të misionit 1244 të rezolutës së OKB-ës,cku pastaj Franca e cila vet e ndau me ushtrinë e tyre KFOR-in , veriun e Kosovës në vitin 1999, do të luan rolin e saj kinse si parandalues i një konflikti global. Mendoni se do ta mbroj NATO-ja Kosovën sikur e "mbrojtën" Ukrainën pasi e çarmatosen nga raketat bërthamore apo sikur e "mbrojtën" Turqinë pas rrëzimit të SU_24 Rus nga F_16 Turk kur ishte rrezik real konflikti me ushtrinë Ruse”, ka shkruar Miftari në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, është duke u përgatitur skenari Thaçi 2.

Image
Naim Miftari

“Pse Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare ju ka ndaluar e nuk i lejohet qe 20 vite të ketë ushtrinë e tyre a është rastësi kjo apo skenar. Mos harroni një fakt policia e Kosovës tani për tani me këto pajisje me këta komandanta e me këtë president të rrejshëm, do arrin të qëndroj në veri dhe ta mbroj territorin e kushtetutën e shtetin tonë.  Skenari THAÇI 2 gati ku Hashim Thaçi luan rolin e tij negativ dërgon prape djemtë tanë, policët tanë të  pa përgatit si ma parë në gojë te ujkut në veri kinse për ta mbrojt shtetin, por jo skenari i njëjtë si me Murin afër urës apo loja me Trenin Rus dhe skeçin e fundit humoristik me Gjuriqin, unë mendoj dhe do te doja shumë të jam gabim por se për disa orë nuk do kishte më polic të Kosovës në këmbë në veri pasi nuk do munden kurrsesi ti bëjnë ballë situatës, ku vetëm ushtria e pajisur dhe e trajnuar mirë mundet t’i përballoj ato situata të rrezikshme”, shkruan ai.

“Sipas planit operativ duhet të ndërpritet çdo kontakt me veriun e Kosovës qytetarë shqiptar duhet ta  braktisin dhunshëm veriun, të ndalet rryma, ndërpritet uji, telefonat mobil nuk duhet të  punojnë, shtypi dhe televizionet publike të kontrolluar nga pushteti ju jep Fake Neës, edhe paraqitjet në TV kohë pas kohe  të Fake presidentit i cili që 20 vite na gënjen e nuk sjellin të vërteten për veriun, KFOR-i  e ruan vetveten detyrohet ta ik me vrap nga Veriu posa ta ketë kontaktin e parë me Ushtrinë Ruse, mendoni se NATO do luftoj kundër Rusisë për veriun e Kosovës as mos e ëndërroni, se NATO do i sulmoj ushtrinë Ruse për ta 'çliruar' veriun ... Këto janë skenarë, por mos harroni ky skenar real ,ishte bisedë para disa muajsh, kur biseduan pa proktokol e pa përkthyes kryetari Rus Putni dhe kryetari Serb Vuqiq, a do realizohet do shihet kjo punë jo fort larg..”, përfundon shkrimin e tij, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat