Abazi tregon pse Thaçi tash po kërkon referendum për marrëveshjen me Serbinë

Politika

Abazi tregon pse Thaçi tash po kërkon referendum për marrëveshjen me Serbinë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 3 gusht 2018 Në ora: 13:27
Haki Abazi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se raundi i tretë i bisedimeve do të mbahet në shtator, dhe dinamika e takimeve tjera do të rritet.

Ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të mbetet e përfshirë në këtë dialog në mënyrë konstruktive.

Mirëpo Thaçi ka prezantuar edhe një formë tjetër sa i përket fazës finale të dialogut me Serbinë.

Thaçi ka thënë se sidomos, në rastin e arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore për normalizim dhe pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e konsideroj si të domosdoshëm deklarimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në gjendje që të bëhen vendimmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm, sidomos tani kur jemi dëshmitarë të divergjencave të theksuara ndërmjet partive parlamentare në parlamentin e Kosovës për dialogun dhe marrëveshjen eventuale përfundimtare”, ka thënë Thaçi.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se dështimi i plotë i liberalizmit të vizave dhe mungesa e progresit detyrojnë Thaçin të lajmërojë një nismë të re.

“Thaçi ka filluar të tregoje shenja të halucinacioneve serioze. Dështimi i liberalizimit të vizave dhe mungesa e plotë e progresit në të gjitha fushat përfshirë njohjet dhe dështimi i plotë në aspektet zhvillimore, injorimi total në rastin e ushtrisë, zënia peng nga Lista Sprapska ka bërë që ai për çdo ditë sikur fontanë dëshirash të lajmëroj një sihariq te ti. Manipulimit për suksesin jo ekzistent të dialogut ja ka shtuar edhe Luginën e Preshevës dhe korrigjimin e Kufirit ndërsa pohon se Serbia nuk donë ta pranoje në një mënyrë. Unë dje kam thënë që pas zgjedhjeve demokratike duhet të bëhen marrëveshje më referendum por Thaçi po mendon që fiton duke blerë kohe. Askush nuk i beson atij, ai është pa legjitimitet dhe nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog”, ka përfunduar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat