Deputeti i LDK-së flet për kërkesën e PSD-së: Ftesa i takon Kadri Veselit

Politika

Deputeti i LDK-së flet për kërkesën e PSD-së: Ftesa i takon Kadri Veselit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 gusht 2018 Në ora: 16:59
Naser Rugova

Partia Socialdemokrate ka kërkuar që Kuvendi të ndërpresë pushimet dhe të punojë, për shkak të dialogut me Serbinë.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kjo ftesë do të duhej të bëhej nga kryetari i Kuvendit, por që duket se koalicioni e di që nuk e ka shumicën dhe sipas tij, platforma për dialog dhe kryenegociatori i tij do të legjitimohen pas zgjedhjeve të reja.

“Konsideroj se kjo ftesë do duhej të ishte bërë nga kryetari i kuvendit, por si duket edhe partnerët e koalicionit e kanë të qartë se nuk e kanë shumicën në kuvend. Vlerësoj se platforma për dialog dhe udhëheqësi i dialogut do të legjitimohen pas zgjedhjeve të reja parlamentare”, është shprehur ai.

Sipas Rugovës, kurdo që kryeministri të kërkojë dhe merr përgjegjësitë e tij për dialog që i takojnë, janë të gatshëm të mblidhen, në të kundërtën s’ka arsye për ta ndërprerë pushimin.

“I obliguar me rezolutë nga kuvendi për dialog është kryeministri, ai ka hequr dorë nga kjo përgjegjësi, pa mandat të Kuvendit dhe pa konsensus po tenton që këtë proces ta lërë në dorë të një institucioni tjetër. Prandaj kuvendi kurdo që kryeministri të kërkojë dhe merr përgjegjësitë, sjell draft të platformës jemi të gatshëm të mblidhemi por nëse kjo nuk ndodhë s’ka asnjë arsye të ndërpriten pushimet”, ka deklaruar deputeti Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat