Nesër priten trazira, zbulohet çfarë do të ndodh nesër në Mitrovicë dhe pse policisë iu anulua pushimi

Politika

Nesër priten trazira, zbulohet çfarë do të ndodh nesër në Mitrovicë dhe pse policisë iu anulua pushimi

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 3 gusht 2018 Në ora: 17:17
Foto nga një protestë

Pas paralajmërimit të priftit Sava Janjiq se serbët në veri do të shpallin autonominë e veriut, kjo çështje mori përmasa të mëdha, saqë po pritet që të eskalojë situata në Mitrovicë këto dy ditët e ardhshme.

Profesori Muhamet Kelmendi ka treguar për “Bota sot” marrëveshjet që janë bërë në vitin 2013 dhe 2015 dhe ultimatumin e Listës Serbe.

Image

“Çështja është e tillë kështu thjeshtë që pas marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015 e cila është nënshkruar në Bruksel nga ana e Thaçit dhe Daçiqit në atë kohë dhe e dyta nga ana e Isa Mustafës dhe Vuçiqit, ka dalë edhe një grup punues që Kosova nuk ka qasje në të dhe natyrisht as Serbia nuk ka qasje në të përveç unionit evropian, i cili ka pasur për detyrë të shikoj statutin dhe asociacionin. Në anën tjetër kemi ultimatumin e Listës Serbe dhe Serbisë se në qoftë se deri me datën 4 ose 5 gusht, nuk themelohet asociacioni, ata do e shpallin autonominë politike, ekzekutive dhe territoriale në kundërshtim me shtetin dhe kushtetutën e Kosovës”, shprehet Kelmendi.

Ai thotë se nesër do të dorëzohet statusi i autonomisë serbe, ku do të jenë edhe përfaqësues të Kosovës, e për këtë mundet që situata të eskalojë. Kelmendi thotë se kjo është edhe arsyeja që policisë së Kosovës iu anulua pushimi.

“Nesër pritet që gjatë dorëzimit të atij statusi ku do të jenë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, situata mund të rrëshqet nga dora dhe të ketë trazira, e për këtë shkak qeveria ka anuluar pushimin e të gjithë policëve të Kosovës, e cila është thirrur që të jetë në gatishmëri për çdo rast”, tha Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat