Flet Policia, tregon si është gjendja në veri - Bota Sot
Flet Policia, tregon si është gjendja në veri

Politika

Flet Policia, tregon si është gjendja në veri

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 4 gusht 2018 Në ora: 10:28
Njesia Speciale e Kosovës

Përkundër se ishte paralajmëruar se sot mund të ketë trazira në veri, pasi duhej të dorëzohej draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, në këtë pjesë të vendit sipas Policisë së Kosovës në këto momente gjithçka është e qetë.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se gjendja në veri është e qëndrueshme dhe e qetë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Image
Besim Hoti

“Është një ditë e rëndomtë, pa asnjë arsye për tu shqetësuar. Gjithçka është në rregull”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, i pyetur për numrin e madh të automjeteve të njësiteve të Policisë së Kosovës të cilat mbrëmë ishin nisur drejt rajonit të Mitrovicës, për këtë, Hoti ka thënë se ky është vetëm një zbatim i një urdhri operativë me detyrë të rëndomtë të punës për ngritje të vigjilencës.

“Është një urdhër operativë që vlen edhe për regjionin e Mitrovicës. Njësitet policore veç e veç i kanë detyrat e tyre, prandaj është një zbatim i një urdhri operativë me detyrë të rëndomtë të punës për ngritje të vigjilencës. Absolutisht nuk ka asnjë lloj arsye për ndonjë shqetësim”, përfundoi zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti për “Bota sot”.

Kujtojmë se për situatën aktuale në Kosovë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtar. Derisa në Veri sipas mediave serbe, ushtarët e KFOR-it kanë bllokuar pjesën e Gazivodës në Zubin Potok në veri të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...