Thaçi me protesta nuk ka gjasa të pengohet, Mushkolaj tregon formën

Politika

Thaçi me protesta nuk ka gjasa të pengohet, Mushkolaj tregon formën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 7 gusht 2018 Në ora: 22:28
Hashim Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konferencë për media sot ka deklaruar se duhet mobilizim gjithë popullor për ta ndalur presidentin Hashim Thaçi dhe veprimet e dëmshme që po i vijnë vendit nga ai.

E lidhur me këtë çështje, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar paralajmërimin e Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur skeptik se presidenti Thaçi mund të pengohet me protesta popullore.

Image
Imer Mushkolaj

“Protestat janë një ndër metodat legjitime për të kundërshtuar diçka, por nuk besoj se Hashim Thaçi mund të pengohet me protesta që të marrë drejtimin e ekipit negociator”, ka thënë Mushkolaj.

Tutja, ai ka theksuar se, kjo mund të arrihet vetëm në Kuvend, me bashkimin, siç thotë ai, të opozitës dhe të ndonjërit nga partnerët e koalicionit qeveritar.

“Kjo mund të arrihet vetëm në Kuvend, me bashkimin e opozitës dhe të ndonjërit nga partnerët e koalicionit qeveritar. Një veprim i përbashkët politik mund të bëjë që Thaçi të pengohet. Përndryshe, me protesta nuk ka gjasa që të bëhet një gjë e tillë. Siç e dimë, me protesta Vetëvendosje dhe partitë e atëhershme opozitare nuk kanë munduar ta pengojnë Thaçin as të zgjedhet president”, përfundoi analisti politik, Imer Mushkolaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat