“Veprimet e Haradinajt që e demaskuan arrestimin e tij në Francë”

Politika

“Veprimet e Haradinajt që e demaskuan arrestimin e tij në Francë”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 gusht 2018 Në ora: 11:07
Arrestimi i Ramush Haradinaj ne France

Analisti politik, Haki Abazi ka deklaruar për “Bota sot” se kjo strukturë politike ka zënë peng Kosovën që nga Rambujeja.

Ai ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi e ka demaskuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe tani bashkëveprimet me PDK-në.

Image
Haki Abazi

“Kjo strukturë politike është e zënë peng dhe ka qenë peng që nga Rambuje. Këta e kanë zënë Kosovën dhe të ardhmen e saj peng gjithashtu. Demarkimi me Malin e zi ka demaskuar Ramush Haradinaj dhe tani bashkëveprimet me PDK e cila nga paslufta ka shembur shtetësinë me favor të Serbisë dhe forcave tjera përfituese”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, në një bisedë për “Bota sot” , Abazi ka shtuar se në këtë mënyrë është demaskuar edhe skandali i orkestruar i arrestimit të tij në Francë.

“Këto veprime të Haradinaj kanë demaskuar edhe skandalin e orkestruar të arrestimit të tij në Francë. Këta tani janë edhe peng të njeri tjetrit dhe fjalët i kanë bosh. Asnjeri prej tyre nuk kanë përkrahje ndërkombëtarë përveç  njerëzve të nëntokës aty prej ku veprojnë edhe këta”, ka përfunduar Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat