Kërkohet arrestimi i zinxhirit institucional që e neglizhuan rastin e vrasjes në Gjakovë

Politika

Kërkohet arrestimi i zinxhirit institucional që e neglizhuan rastin e vrasjes në Gjakovë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 9 gusht 2018 Në ora: 21:00
Pjetër Ndrecaj dhe e ndjera Valbona

Vrasje e rëndë që ndodhi në Gjakovë, ku Pjetër Ndrecaj vrau gruan dhe vajzën e tij, siç duket ndodhi për shkak të neglizhencës së institucioneve përkatës të shtetit.

Këtë vrasje e ka komentuar për “Bota sot” njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami i cili thotë se nuk është ky rasti i vetëm që për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve, ndodhin vrasjet dhe dhuna në familje.

“Nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur kështu. Kemi edhe shumë raste tjera të tjera që për shkak të neglizhencës së institucioneve të cilat do të duhej të parandalonin, qoftë dhunën, qoftë vrasjet si në rastin konkret për të cilin po flasim. E ndjera Valbona Ndrecja, e kishte lajmëruar në polici disa herë rastin, e më e keqja se prokurori në Gjakovë deklarohet publikisht që nuk e kemi marrë seriozisht rastin në fjalë”, thotë ai.

Islami mendon se duhet të arrestohet i gjithë zinxhiri institucional, të cilët e lanë anash rastin në fjalë. Dënimi sipas Islamit, duhet të jetë mësim për të tjerët.

Image
Avni Islami

“Një herë e mirë dikush duhet të arrestohet dhe të jap përgjegjësi të plotë para gjithë qytetarëve, e dënimi duhet t’i ipet që të gjithë të marrin mësim nga ky rast. Madje, arrestimet duhet të bëhen në mënyrë zingjirore, që nga personi që e ka pranuar rastin, e deri te gjykata”, thekson Islami.

Ai shton tutje se kjo vrasje klasifikohet si vrasje e rëndë me paramendim sipas termave juridik, duke theksuar se assesi nuk mund të konsiderohet vrasje nën afekt.

“Vrasjet kur bëhen  në familje, ky ishte rast që ka ndodhur brenda një familje, dhe kësi soji kjo fokusohet dhe specifikohet si vrasje e rëndë, e kualifikuar edhe me termet juridike, për shkak se i dyshuari ose vrasësi në këtë rast është kryefamiljari. Pavarësisht se ishin të ndarë, ata konsideroheshin si familje, pasi që njëra ndër viktimat është edhe vajza e dorasit. Kësisoj, vrasja me armë zjarri e gruas dhe vajzës së vet, klasifikohet si vrasje e rëndë dhe me paramendim dhe assesi nuk mund të konsiderohet si vrasje në gjendje afekti”, ka shtuar tutje Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat