A do e pranojnë shqiptarët e Preshevës shkëmbimin e territoreve?

Politika

A do e pranojnë shqiptarët e Preshevës shkëmbimin e territoreve?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 11 gusht 2018 Në ora: 19:51

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, në një bisedë për “Bota sot” ka treguar qëndrimin e qytetarëve të Preshevës, karshi idesë për shkëmbime territoresh.

Mustafa nuk është përgjigjur qartë në këtë pyetje, duke thënë se ata e respektojnë çdo vendim që do të nënshkruhet në atë tryezë.

Image
Ragmi Mustafa

“Për këtë dhe kompromise të tjera që mund të arrihen në tryezën e bisedimeve Prishtinë-Beograd është kompetencë e plotë e autoriteteve të Republikës së Kosovës. Për ne është me rëndësi jetike që në këto bisedime temë e veçantë të jetë statusi politik i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc konform referendumit të 1 e 2 marsit të vitit 1992. Atëbotë brenda një regjimi totalitar serb në krye me diktatorin dhe kasapin e Ballkanit Millosheviq, shqiptarët e këtyre tre komunave dolën në referendum dhe u shprehën për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën. Çfarëdo kompromisi që arrijnë autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës, pa dyshim se ne do e respektojmë sepse i njëjti do të jetë i mbështetshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa.

Ai shprehet se Lugina e Preshevës ka kërkuar nga Prishtina që mos ta lënë anash statusin e Kosovës, pasi që nuk ka autoritet për të vendosur vetë.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës por edhe subjektet politike të saj nuk janë autoriteti që do të vendos mbi kompromiset e mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne edhe ashtu në seancën e këshilltarëve shqiptar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit më 14 korrik 2018 si institucion i të zgjedhurve të popullit shqiptar në këto tre komuna kemi kërkuar që institucione e shtetit të Kosovës filluar nga Parlamenti, Presidenca dhe qeveria e Republikës së Kosovës të merren dhe vendosin mbi statutin politik të Luginës së Preshevës në përmbyllje të bisedimeve Prishtinë-Beograd”, thekson Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat