Njohësi i çështjeve juridike tregon zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë

Politika

Njohësi i çështjeve juridike tregon zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 12 gusht 2018 Në ora: 22:35
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për "Bota sot”, thotë se politika me shkëmbime territoriale është e dëmshme për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Zgjidhjen e sheh tek marrëveshjet për trajtim të problemeve etnike, trajtime efektive të pakicave dhe një marrëveshje, siç thotë ai, formale për kufijtë.

Image
Blerim Burjani

“Zgjidhja më e mirë do të ishte të ketë marrëveshje për trajtime efektive të pakicave në Serbi dhe Kosovë. Një marrëveshje për trajtim të problemeve etnike dhe ato ekonomike, dhe një marrëveshje formale për kufijtë që edhe janë kufijtë e vitit 1974, pra këta kufij nuk duhet ndryshuar, pasi politika me shkëmbime territoriale do të ishte e dëmshme për rajonin dhe BE. Integrimet Evropiane te të dy shteteve janë më të rëndësishmet për të dy vendet, se sa loja me rreziqe dhe me përplot të panjohura për të ardhmen e Ballkanit”, shprehet Burjani.

Tutje, ai thotë se, shkëmbimet territoriale në këtë shekull janë absurde, dhe nuk përkojnë me realitetin.

“Shkëmbimet në këtë shekull janë absurde, nuk përkojnë me realitetin objektivë dhe bartë përplot të pa njohura. Tash është e çuditshme edhe përmendja e shkëmbimeve territoriale që mund të sjellin komplikime”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat