Alarmi nga Vjosa Osmani, tregon cilin shtet e prek ndarja e Kosovës dhe çfarë premtimi ndaj Vuçiqit po e fsheh Thaçi

Politika

Alarmi nga Vjosa Osmani, tregon cilin shtet e prek ndarja e Kosovës dhe çfarë premtimi ndaj Vuçiqit po e fsheh Thaçi

Nga: P.R Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:16
Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani

Deputetja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ndarja e Kosovës do ta prekë Maqedoninë dhe Bosnjën. Sipas Osmanit, për të pasur zgjidhje të qëndrueshme për rajonin duhet të kihen parasysh dy faktor.

“E para, ka të bëjë me faktin se ndryshimi i kufijve në Ballkan assesi nuk do të përfundoj vetëm me Kosovën dhe Serbinë, nëse dikush e tenton ta bëjë. Ju tashmë keni parë deklaratat e shteteve tjera në rajon dhe e dimë që kjo do të kishte efekt domino edhe për shtetet e tjera në veçanti për Maqedoninë edhe Bosnjën. Mos të flasim edhe për shtete të tjera të rajonit dhe kjo mund të shkoj përtej Ballkanit. Pra ndarja në vija etnike, rivijëzimi në vija etnike asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje e duhur për Ballkanin dhe fatkeqësisht nuk do të mund të arrihet paqësisht. Sa i përket çështjes së dytë, që mund të lidhen me një lloj autonomie apo me kompetenca ekzekutive për Asociacionin që de fakto do të nënkuptonin autonom, për secilin duhet të jetë e qartë që kjo zgjidhje është një ndarje e vonuar, pra nuk është se e parandalon ndarjen, thjeshtë e vonon”, tha gjatë dites së djeshme, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Osmani ka theksuar se Thaçi po fsheh koncesionet që ia ka premtuar presidentit serb, Aleksandër Vuqiç.

 “Në fakt në takime të shumta me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar neve na është treguar që Vuqiç e ka paraqitur në tavolinë idenë e rivijëzimit të kufijve, pra të ndryshimit të kufijve. Megjithatë presidenti nuk ka treguar hapur se cila ka qenë përgjigja e tij në raport me idetë e tilla të Vuqiçit. Është tashmë e ditur që ideja e ndryshimit të kufijve, ndarjes së Kosovës ka qenë në radhë të parë e Dobrica Qosiqit, e përkrahur pastaj nga Millosheviqi, ka qenë ideja e cila pas vitit 2000 kanë punuar edhe politikanë të tjerë serbë dhe kjo është një ide në të cilën Serbia asnjëherë nuk është dorëzuar dhe vazhdon të bëjë sot nëpërmjet ministrit të tyre të jashtëm por edhe politikanëve tjerë në Serbi që të marrë diçka të tillë, jo vetëm për të marrë pjesë të territorit, por në veçanti për ta lënë Kosovën pa disa prej resursve me të rëndësishme të saj ekonomike që gjenden në veri të Vendit”, deklaroi Osmani.

Ajo ndër tjerash ka deklaruar se qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar karshi ndarjes së Kosovës, ku sipas saj Amerika është kundër një nisme të tillë.

 “Unë besoj që secili që dëshiron ta gjejë përgjigjen e qartë të SHBA-ve rreth kësaj teme mjafton ta lexoj deklaratën e departamentit të shtetit, ku kërkon zgjidhje të qëndrueshme dhe zgjidhje të implementueshme. Dhe deri tani edhe diplomatët amerikan e kanë bërë të qartë se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje e qëndrueshme dhe po ashtu zgjidhje që përfundon me marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat