Burjani flet për protestën e sotme: Dihet kush e ka pushtetin…

Politika

Burjani flet për protestën e sotme: Dihet kush e ka pushtetin…

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:54
Aleksander Lumezi

Protestë për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit pas skandalit me hetimet për listën e fryerë të veteranëve të luftës, do të mbahet sot në ora 18:00 duke filluar nga sheshi “Zahir Pajziti” në Prishtinë.

Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se protesta mund të jetë simbolike dhe kjo për shkak të rasteve që është marrë prokurori.

Image
Blerim Burjani

Për proceset që po ndodhin në vend, qytetarët janë vetëdijësuar, thotë Burjani, mirëpo është vështirë të protestohet mirëfillti.

“Drejtësia e kapur, qytetarët janë vetëdijësuar për shtetin, për proceset që po ndodhin në vend, është vështirë të ketë protesta të organizuar mirëfilltë, është ndoshta më tepër një protestë simbolike se sa nje protestë me qëllime të sakta, kur dihet se prokurori është marrë me raste individuale, dihet kush e ka pushtetin dihet edhe sa vetë mund të marrin pjesë në këto protesta që mendoj se edhe nëse mbahet do të jetë simbolike”, deklaron Burjani për “Bota sot”.

Gjersa, janë duke u bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe në protestë, kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thirrur në konferencë të jashtëzakonshme tri orë para kësaj proteste.

Protesta e cila është thirrur të hënën pas letrës publike të prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, është organizim i dytë i #Protestoj, i pari kishte qenë me rastin e publikimit të përgjimeve “Pronto” ku protagonist kryesor ishte Adem Grabovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat