Analisti politik, Skënder Zogaj ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është problemi kryesor.
“Liberalizimi i vizave pavarësisht që është dëshira preokupuese e shumicës së kosovarëve, nuk është problemi kryesor, madje as i dorës së dytë, nëse jemi të vetëdijshëm se jemi në çaste tronditëse kur po dridhen themelet ekzistenciale të shtetit dhe të fatit historik të popullit të stërvuajtur shqiptar të Kosovës! “, ka thënë ai për “Bota sot”
Për më tepër, ai ka shtuar se pa mposhtur krimin e organizuar dhe korrupsionin, vizat janë thellim i krizës.
“Prandaj, kam frikën se vizat do t’i harrojmë nëse nuk ndodh kthesa e madhe e kapërcimit të krizës politike, mposhtja e krimit të organizuar e të korrupsionit dhe funksionimi i shtetit ligjor, pa të cilat vizat nuk na duhen gjë sepse janë thellim i krizës! Deklaratat se sivjet do të kemi liberalizimin e vizave, janë fontanë e dëshirave, sepse unë mendoj se, nëse kjo arrihet në fundviti 2019 do të ishte sukses i madh!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”