“Qeveria Haradinaj do të njihet si epoka e skandaleve”

Politika

“Qeveria Haradinaj do të njihet si epoka e skandaleve”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 23 gusht 2018 Në ora: 14:55
Qeveria Haradinaj

Lista e rrejshme e veteranëve dita ditës po vazhdon ta tronditë skenën politike. Shkuarja në Amerikë e prokurorit Elez Blakaj, prokuror ky që dëshmoi se lista e veteranëve është e mbushur me mashtrime, po del të jetë fatale për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli menjëherë u kundërpërgjigjën ndaj Blakajt duke e quajtur tradhtar dhe hajn të pulave.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, në një bisedë për gazetën “Bota sot” është shprehur se qeveria Haradinaj do të njihet si epoka e skandaleve.

Image
Imet Rrahmani

Tutje Rrahmani ka theksuar se rasti Blakaj është vetëm një dëshmi se nuk ka shpresa për rregullimin e rrethanave në drejtësi.

“Si duket skandalet nuk kanë të ndalur, sa ndodh njëri plas tjetri. Kjo do të njihet si epoka e skandaleve, sepse ndryshe nuk mund të cilësohet kjo periudhë. Tash janë futur brenda dhe janë ulur në një sofër të gjithë ata që pas luftës nuk bënë tjetër vetëm se vrapuan pas gllabërimit dhe pasurimit jo të ligjshëm. Shtyrja me brryla në këtë “sofër sherri “ veq sa po qet në pah fëtyrën e vërtet të disa individëve dhe grupeve kriminale”, ka thënë ai

Deputeti i LDK-së ka shtuar, se Kosova është para një humnere nga ku kurrë nuk do të dilet.

“Sot, disa po sillen sikur për herë të parë u zbulua fryrja e numrit të veteranëve, ata po mundohen të paraqiten engjuj në një ambient ku bashkëfajësia është evidente. Rasti Blakaj është vetëm një dëshmi se nuk ka shpresa për rregullimin e rrethanave në drejtësi dh jo vetëm aty. Nëse vazhdohet kështu a mundësia me vazhdu është e madhe, Kosova është para një humnere nga ku kurrë nuk do të dilet”, ka përfunduar deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat