Baton Haxhiu, “kumbara” i Thaçit për copëtimin e Kosovës!

Politika

Baton Haxhiu, “kumbara” i Thaçit për copëtimin e Kosovës!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 24 gusht 2018 Në ora: 11:38
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

“Deklarata e tij skandaloze që vendin tone ti falim një shteti tjetër, tregon vetëm medaljen tjetër që është duke marrë nga kumbarët e tij të dikurshëm dhe të kumbaritë të tij Thaçit, unë mendoj që ka vdekur shpirti i qytetarisë se po të kishim një lëvizje sadopak ky do të duhej të bojkotohet nga gjithë shoqëria shqiptare, ashtu siç janë edhe disa tjerë që promovojnë vlera të tilla ani shqiptare, të falësh toka do të thotë që je tradhtar sepse Kushtetuta e vendit të jep epitetin e tillë”, thotë Islami.

Për gazetarin dhe publicistin, mikun e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe mikun e mirë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, marrëveshjet Kosovë-Serbi për shkëmbimin e territoreve janë për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai është shprehur qartë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“Korrigjimi i kufijve, pra, është një formulë që ofron pajtimin e palëve në negocim për shkak të marrjes së Preshevës dhe dhënies të një pjese minore të Veriut (assesi Veriun e Kosovës në tërësi), por edhe aprovimin e forcave krurciale politike si SHBA-ja dhe Rusia. Në këtë kuptim, një proces i tillë është konceptuar si mbyllje e kontesteve bilaterale Kosovë-Serbi që siguron pranimin përfundimtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe involvimin në mekanizmat kryesorë ndërkombëtarë. Sidoqoftë, një proces i tillë është ende në diskutim e sipër dhe epilogu i tij nuk mund të parashikohet nga kjo pozitë”, kishte deklaruar Haxhiu për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

E në Kosovë, kas pasur thirrje për bojkotim të Baton Haxhiut.

Goxhaj zbulon dokumentin për copëtimin e Kosovës

Në një dokument të fondacionit Soros, e cila ka të bëjë me ndarjen e Kosovës e që është zbuluar nga avokati shqiptar Altin Goxhaj, është gjetur se aty kishte gisht, Baton Haxhiu dhe miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit.

Por, normalisht që ai vetë nuk ka mundur ta përmbyllë këtë agjendë serbo – ruse, pa ndihmën e madhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Avokati Altin Goxhaj, ka thënë se dokumenti është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është përgatitur copëtimi i Kosovës.

Sipas tij, dokumenti është përgatitur nga Baton Haxhiu, të cilin e cilëson edhe si këshilltari i Ramës.

“Ja dokumenti me 450 faqe ne 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës që u përgatit nga Fondacioni Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzos: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “me të mirën e Greqisë”!!!”, shkruan Goxhaj në postimin e tij.

Deklarata skandaloze, Haxhiu të bojkotohet

Image
Gazmend Islami

Kurse, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami thotë se Haxhiu është një dhelparak i cili përshtatet në të gjitha regjimet.

“Baton Haxhiu njihet në opinion si njeri dhelparak e dinak, që përshtatet në të gjitha regjimet, qofshin ato të huaja a vendore. Djali që vinte nga një familje jo që ishte e ndershme e patriotike, por një familje që kishte lidhje të fuqishme me pushtetin e atëhershëm ju hapshin rrugët kudo që shkonte, edhe sot edhe gjatë luftës ishte i tillë, here e shpallte veten të vdekur e here të gjallë e faktikisht ishte njeri i mbrojtur”, deklaron Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai i quan skandaloze deklaratat e Haxhiut për shkëmbim territoresh, andaj duhet të bojkotohet nga shoqëria shqiptare.

“Deklarata e tij skandaloze që vendin tone ti falim një shteti tjetër, tregon vetëm medaljen tjetër që është duke marrë nga kumbarët e tij të dikurshëm dhe të kumbaritë të tij Thaçit, unë mendoj që ka vdekur shpirti i qytetarisë se po të kishim një lëvizje sadopak ky do të duhej të bojkotohet nga gjithë shoqëria shqiptare, ashtu siç janë edhe disa tjerë që promovojnë vlera të tilla ani shqiptare, të falësh toka do të thotë që je tradhtar sepse Kushtetuta e vendit të jep epitetin e tillë”, thotë Gazmend Islami.

Prokuroria të merret me Haxhiun

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti, shprehet se nuk mjafton vetëm bojkoti ndaj Baton Haxhiut dhe atyre që po bëjnë plane kundër vendit. Sipas tij, me këtë rast duhet të merret prokuroria.

Ai thotë se, Kosova po dështon nga klani Pronto dhe argatët e paguar nga Serbia të cilët po udhëheqin me shtetin e Kosovës.

“Në fakt, besoj se Kosova duhet urgjentisht të merret në dorë nga Amerikanet, në sistemin e drejtësisë. Pasi nuk ka guxim asnjë prokuror që të hetoj komandantët dhe njerëzit e lidhur me ta, në censin që ndihen të rrezikuar. Kjo klasë politike në pushtet është kriminale dhe si e tillë ka të gjithë forcat për të kërcënuar këdo që mundohet të vë drejtësi, që do të nënkuptonte rënien e tyre nga pushteti. Kosova po dështon nga klani " Pronto" pjesë e së cilës është edhe Batoni dhe të gjithë këta që po mundohen të ndajnë vendin tonë. Këta janë argat të Serbisë, të paguar shumë mirë dhe si të tillë janë të rrezikshëm për vendin tonë. Fatkeqësisht njerëzit, argatët e Serbisë janë në pushtet dhe në disa prej mediave që i shërbejnë asaj”, thekson Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Hetuesia duhet te merret me idetë idiote për ndarjen e Kosovës

Image
Naim Miftari

Ndërsa, ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari thotë se për shkak të shokëve të tij që sot i ka patronë, Haxhiu ka shpëtuar pa u vra.

“Baton Haxhiun, kem faj ne (disa persona) që nuk i dëgjuam urdhrat e shokëve të ti që i ka sot patronë e nuk e vrajtum në vitin 2000, pasi kishin pas qenë kolegë ma herët në UDB e donin që t’i mbulonin gjurmët e tyre nga e kaluara siç i vranë Selim Broshin, Ibush Klokoqin, Kemajl Shabanin... tash të flasësh për postierin e Novica Stanishiçit në vitin 2018 në Republikën e Kosovës është akoma turp, por ideja e ndarjes së Kosovës nuk është ide e Batonit, por ide ruso – serbe e edhe e shërbimit sekret frances dhe sidomos e Hashim Thaçit, për të mbetur në pushtet duke ia mbushur apetitet shtetit serb”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari pohon se si presidentin Hashim Thaçi së bashku me Baton Haxhiun, me pas shtet Kosova ish dashtë me i thirrë në hetuesi për të shpjeguar më mirë se nga ju vijnë këto ide idiote për ndarjen e Kosovës. Por, sipas tij, s’ka as prokuror Kosova që e mbron Kushtetutën e shtetit.

“Pra, as presidenti Thaçi e as Baton Haxhiu, miku i Stanishiçit të UDB-së, nuk e kanë derdhur asnjë pikë djerse e as gjaku, e edhe ma hiç për Kosovën që me pas drejtësi me nda sot shtetin tonë. Këta Kosovën e kanë shfrytëzua dhe po e shfrytëzojnë si objekt të tyre privat për me shit dhe me u fuqizu edhe politikisht se materialisht janë multi milionerë. Ata që i mbrojnë dhe i përkrahin idetë e Sergej Llavrovit dhe Ivica Daçiqit, vendin e kanë në burg dy metra nën dheun e Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

Kujtojhmë se ideja për shkëmbim territoresh apo ndryshim të kufijëvë në Ballkan është kundërshtuar nga shtete te fuqishme dhe diplomatë e ambasadorë ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat