“Prokurori Blakaj e lëshoi bombën, tronditi kryeministrin Haradinaj”

Politika

“Prokurori Blakaj e lëshoi bombën, tronditi kryeministrin Haradinaj”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 gusht 2018 Në ora: 16:08
Ramush Haradinaj

Deklarata e fundit e Sylejman Selimit, si dhe publikimi i skandalit të fundit me veteranë, është edhe një dëshmi tjetër e radhës se komandantëve po u dalin gënjeshtrat dhe mashtrimet në shesh.

Profesor, Dr. Binak Maxharraj, duke folur rreth skandalit të fundit me prokurorin Elez Blakaj dhe manipulimit me listat e veteraneve të UÇK-së, ka thënë se vitet e fundit ishte temë bukur e shpeshtë çështja e veteranëve te luftës dhe rreth numrit të tyre ku përmendeshin shifra të mëdha, të fyera duke u sillur aty diku rreth 50-60 mijë veteranë lufte.

“I tërë opinioni çuditej nga numri kaq i madh i veteranëve, dhe thjeshtë nuk besonin se listat ishin fryer deri në absurd. Andaj lind pyetja se përse ishin fryrë listat, pse ishte rritur numri i veteraneve teje mase. Atëherë kush e bëri, dhe pse e bëri?! Ishin  pra këto pyetje që për disa vite silleshin të kaluarën, por askush nuk kishte kurajën të fliste publikisht për këtë. Pra dikush kishte vepruar jashtëligjshëm dhe çështja u dërguar edhe në Prokurorinë Speciale, ku ishte ngarkuar për ta hetuar prokuroi Elez Blakaj u deshtën kaq vite që stuhia e rrëmbyeshme e përgatitur nga “Klani Pronto” të shpërthejë, të shpërthej bile fuqishëm duke ngërthyer në vete të tërë dështimin e sistemit prokuroria”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, prokurori Blakaj e lëshoi bombën e cila e shqetësoi dhe e tronditi të terë jetën politike.

Image
Binak Maxharraj

Maxharraj thotë se Blakaj tha shkurtë janë mbi 19 mijë veteran të luftës pa meritë, të cilët certifikatat e tyre janë false, mund të jenë edhe të blemë, të cilët e dëmtojnë buxhetin e shtetit hiq më pak se 100 milion euro në muaj.

“Prokurori Elezaj, pas kësaj deklaroi së ishte i kërcënuar dhe se ishte i detyruar ta lëshoj vendin. Në fakt prokurori Elezaj shkoi, por ai e dërgoi letrën me fakte dhe shifra se ajo çka kishte hetuar ishte e vërtet, por që edhe ishte kërcënuar me jetë. Pra në vend që të lavdërohej nga kolegët e vet Prokuror për punën brilante që e bëri Elezaj, ai madje u kërcënua së pari nga Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi në stilin se si ti guxon të hetosh dhe të akuzosh njerëz të politikës, komandantët të cilët hetimi i tij kishte treguar se ishin fajtor për fryrjen kaq të madh të listës së veteranëve të luftës”, ka thënë Maxharraj.

Ai konsideron se kësaj stuhie të përgatitur nga “Klani Pronto” i dolën përpara Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeparlamentari Kadri Veseli por edhe vet Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Të gjithë këta, që i përmenda në vend se të lavdëronin Prokurorin e ri Elez Blakaj i cili ishte shkolluar në SHBA, ata e sulmuan në mënyrën më të vrazhdë të mundshme. E quanin jo profesionist, hajn i  pulave, pishpirik. Madje edhe  Haradinaj që ma quan vetën kryeministër  shkoj edhe më larg kur tha pa pike maturie se : “ky ”zbulim i Blakaj është sulm në sistemin e drejtësisë, dhe e ngadalëson liberalizimin e vizave”, e gjithçka tjetër të zezë, u munduan të hedhin mbi sedrën e tij të bardhë”, ka thënë Maxharraj.

 Sipas tij, ky “zbulim” i prokurorit Blakaj si duket më së shumti e tronditi Kryeministrin Ramush Haradinaj i cili gati krejt u shashtris e u qartë, sepse doli se numri më i madh i veteranëve të luftës ishte nga Rrafshi i Dukagjinit, e sidomos nga komuna e Deçanit ku nga të gjithë burrat e kësaj komune 70% dolën të jenë veteran të luftës.

“Është për tu çuditur se në këtë mesele në këtë listë fallco, kishte veteran edhe nga fëmijët që atëherë i kishin vetëm 7 vjet. Dhe me këtë rast Kryemistri i ofendoi gati mbi 1 milion banor që ishin ngujuar në Bllacë, nga ndjekja e ushtrisë dhe paramilitarëve serb, të cilët depërtoheshin në mëshirën e Zotit, pa kurrfarë mbrojte. Sipas Harajdinaj qenka deshtë që popullata të mos ikte por të bëhet “mish për top” për armikun. Gati të gjithë që mendojnë esëll, sot mendojnë se numri kaq i madh i veteranëve të luftës nuk është i saktë sepse është teje mase i fryrë. Sepse të gjithë e dinë se në luftë nuk kishte 50 mijë apo 60 mijë ushtar, por shifra ishte shumë më vogël se kaq”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai ka shtuar se në ndihmë për të zbardhur këtë të dhënë i doli edhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi i cili deklaroi hapurazi se në luftë nuk ka pasur më shumë se 12 mijë ushtar nën armë.

“Ekzistojnë edhe listat për këtë pohoi Sylejman Selimi, sepse sic duket  ai është ndryshe nga Komandante e tjerë dhe e tha të vërtetën. Ky njeri gjatë luftës nuk ishte përfshirë në Shtabin e Rognerit por qëndroi në front në luftë. Por pas luftës, pikërisht këta që ma quajnë vetën “ komandantë”  e futën në burg nën akuza mjaftë dyshuese,  ku edhe sot po qëndron aty. E vërteta dihet, dikujt thjesht po i pengonte Sylejman Selimi, andaj dhe donin ta largonin. Kështu pra Ramush Hrajdinaj fort dhe bindshëm e demantoi Sylejman Selimi për numrin e ushtarëve. Pra, skandali i veteranëve të luftës, apo ndryshe stuhia që cila ishte përgatit shumë vite më parë nga “Klani Pronto”  duke e tre-katër fishuar numrin e veteranëve të luftës e tronditi skenën politike.I qiti në shesh të gjitha deformimet në sistemin tonë prokurarial, gjyqësor, dhe u pa qartë se sa fortë është kapur nga mafia politike sistemi juridik në Kosovë”, është shprehur Maxharraj.

Sipas tij, ky skandal jo vetëm që e tronditi krejt Kosovën por pati jehonë edhe më gjerë dhe u dëgjua deri në Bruksel, Londër dhe Washington.

“Bile shlirë mund të them se Ambasadori Amerikan Delawie këtë e quajti edhe si :”Ditën më trishtuese për sundimin e ligjit në Kosovë”. Me këto afera njëra pas tjetrës po e tronditin skenën politike në Kosovë, po i japin një imixh të keq Kosovë brenda dhe jashtë Kosovës. Pati edhe protesta nga shoqëria civile të cilat edhe do të vazhdojnë. Kërkohet që urgjentisht të jap dorëheqje Kryeprokurori i shtetit  Aleksandër Lumezi por edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj. Të bëhet Ëetingu në sistemin Gjyqësor. Në fund dua të them se ky sistem është i kapur dhe i përthekuar nga të gjitha anët nga mafia politike, të cilën duhet  me i çmontuar dhe me i eliminuar nga skena politike”, ka thënë Profesor, Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat