Agim Veliu tregon nëse Rugova kishte propozuar shkëmbim territoresh

Politika

Agim Veliu tregon nëse Rugova kishte propozuar shkëmbim territoresh

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 gusht 2018 Në ora: 13:02
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka përsëritur se partia e tij është kundër ndryshimit të kufijve.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, qëndrimi i tyre tashmë është i qartë që e ka dhënë nga mbledhja e fundit dhe nuk është bërë asnjë lëvizje prej këtyre.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë është i qartë që e ka dhënë nga mbledhja e fundit, kurrfarë ndryshimi të qëndrimit nuk ka. LDK është kundër ndryshimit të kufijve. Çështja e Kosovës është rregulluar me ato marrëveshjet që tashmë janë të njohura, këtë e kanë vërtetuar edhe Gjykatat Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në komunikatën e fundit të kryesisë janë të gjitha elementet dhe nuk kemi bërë asnjë lëvizje prej këtyre”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

I pyetur se a ka qenë propozim i presidentit Rugova shkëmbimi territoreve, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt, ka thënë se nuk e kujton asnjë moment ku Rugova të kishte bërë propozim për shkëmbim territoresh.

“Nuk më kujtohet që unë e kam dëgjuar ndonjëherë presidentin Ibrahim Rugova duke e diskutuar çështjen shkëmbimit të territoreve, asnjëherë, personalisht nuk e kam dëgjuar ndonjëherë”, ka përfunduar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk po gjen mbështetje as te pozita e as te opozita për ndryshim të kufijve ai ka cituar një deklaratë të presidentit Ibrahim Rugova, dhënë dy dekada më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat