E zbulon ish-agjenti i SHIK-ut: OVL e UÇK-së trampolina për fryrjen e veteranëve

Politika

E zbulon ish-agjenti i SHIK-ut: OVL e UÇK-së trampolina për fryrjen e veteranëve

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 gusht 2018 Në ora: 20:55
Naim Miftari

Ish- eprori i UÇK-së dhe ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur përsëri rreth listës së fryer të veteranëve, duke thënë se luftëtarët e rrejshëm duhet t’i ndjekë prokuroria dhe shteti.

Miftari në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ish- ushtarët e vërtetë do të duhej të protestonin, mirëpo për këtë mundësitë janë të vogla

. “Veteranët e vërtetë dhe luftëtarët e luftës që nga pas lufta në Kosovë janë klasa më e shkelur dhe e përfolur e shoqërisë, pothuajse shumica janë edhe të varfër dhe sot pak ushtarë ka që i besojnë shtetit dhe drejtësisë me plot të drejtë. Sa i përket a duhet të dalin në protesta të protestojnë kundër etiketimit dhe fryrjes së listave të UÇK do duhej të protestonin, por mundësitë janë të vogla, pasi mungon organizimi i mirëfilltë i luftërave. Edhe OVL e këso organizata tjera që nga paslufta thirren në emër të mbrojtjes kinse të luftës janë dorë e pushtetit e korrupsionit dhe nuk e përfaqësojnë interesin e ushtarin dhe luftëtarit nuk e kanë përfaqësuar kurrë gjer më sot”, ka pohuar Mifari për “Bota sot”.

Ai OVL-në e konsideron si instrument trampolinë për fyerjen e numrit të luftërave, pasi sipas tij, ata kanë rënë nën ndikimin e korrupsionit dhe komandantëve të papërgjegjshëm.

Luftëtarët e vërtetë, sipas Miftarit, mund t’i bashkojë vetëm lufta me armiqtë e shtetit.

“Pikërisht këto OVL kanë qenë instrumente trampolinë për fyerjen e numrit të luftërave duke rënë nën ndikimin e korrupsionit dhe komandantëve të papërgjegjshëm. Lidhur me dhjetëra mijëra veteranët politikë luftëtarët të rrejshëm duhet t’i ndjekë prokuroria dhe shteti, por bëhet pyetje cili shtet, cili prokuror guxon ta mbroj ligjin dhe shtetin sot. Një shtet i kapur një drejtësi e kapur nën kontrollin e baronetave të katelave politike të para sistemeve mafioze në politikë nuk ka as shansë, as shpresë për sundim të ligjit në njështet të tillë. Luftëtarët realë të luftës fatkeqësisht sot mundt’i organizojë dhe t’i bashkojë prapë vetëm LUFTA me armiq të shtetit tonë nëse vendi i jonë ka nevojë prapë për gjak dhe jetët tonë të luftëtarëve tonë ne do jemi prapë dëshmorë,invalidë dhe luftëtarë të atdheut pasi "LUFTAR LINDESH NUK BËHESH LUFTAR "me gënjeshtra me para me interesa politike (këta veterantë rrenca dot’i gjeni në plazhet e Evropës dhe shumë larg vendit tonë)”, ka shtuar Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat