“Thaçi po e shfrytëzon disponimin e Austrisë për prekjen e territoreve”

Politika

“Thaçi po e shfrytëzon disponimin e Austrisë për prekjen e territoreve”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 26 gusht 2018 Në ora: 13:44
Thaçi, Hahn, Kurz dhe Vuçiq

Sot presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se Austria e mbështetë atë dhe homologun e tij Aleksandër Vuçiq për marrëveshjen pritet të ndodhë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Analisti politik, Nexhat Haziri në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se disa shtetve të BE-së iu intereson vetëm arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, me çfarëdo forme, çoftë edhe ajo e ndërrimit të kufijve, por sipas tij, qëndrimi i Austrisë nuk duhet të merret si diçka që duhet pranuar.

“Është e kuptueshme se disa nga shtete e BE-së, iu intereson vetëm arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, me çfarëdo forme, coftë edhe ajo e ndërrimit të kufijve, gjoja për zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, por në të vërtetë kjo nuk do të prodhoj zgjidhje, por do të sjellë një jo stabilitet të vazhdueshëm në këtë marrëdhënie, por edhe në përgjithësi në rajonin e Ballkanit. Megjithatë kjo nuk duhet të merret si diçka që duhet pranuar me çdo kusht nga institucionet shtetërore dhe populli i Kosovës”, ka thënë ai.

Image
Nexhat Haziri

Ai tutje thotë se Thaçi po mundohet ta shfrytëzoj këtë disponim të disa shteteve të BE-së që janë pro çfarëdo marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo sipas tij është e rëndësishme që Britania dhe Gjermania si dy shtete të fuqishme evropiane, janë kundër prekjes së territoreve.

“Është e kuptueshme se presidenti Thaçi do të mundohet ta shfrytëzoj këtë disponim të disa shteteve evropiane për ta quar drejtë finalizimit opsionin për ndarjen e Kosovës. Megjithatë, janë shtete më të fuqishme evropiane si Britania e Madhe dhe Gjermani që kundërshtojnë fuqishëm çfarëdo lëvizje të kufijve në Ballkan, pra edhe të kufijve të Kosovës dhe në këto dy shtete Kosova duhet të mbështetet dhe të kërkoj përkrahje të fuqishme për ta përjashtuar si opsion prekjen e kufijve të vendit tonë. Opsioni i ndryshimit të kufijve, si opsion është i rrezikshëm për Kosovën dhe i japë fund ekzistimit të Kosovës si shtet. Andaj këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë arteret politik në vend por edhe qytetarët tanë, për rrezikun që sjellë nëse lejohet që presidenti Thaçi të vendos për fatin e Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat