Zhvillimet e fundit, Abazi përmend emra dhe kërkesë për Prokurorinë: Ibrahim Rugova u helmua

Politika

Zhvillimet e fundit, Abazi përmend emra dhe kërkesë për Prokurorinë: Ibrahim Rugova u helmua

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 26 gusht 2018 Në ora: 18:13
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi gjatë Konferencës së Rambujesë

Kohë më parë, analisti politik, Haki Abazi, vdekjen e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte quajtur të dyshimtë, ku sipas tij, Rugova ishte helmuar.

E, sot duke parë zhvillimet politike dhe rrezikun që po i vije Kosovës, ku presidenti Thaçi po këmbëngulë për ndryshim të kufijve të territorit të Kosovës, e kanë shtyrë Abazin që ta përsërit një gjë të tillë.

Sipas Abazit, Rugova ka qenë njeriu dhe patrioti më i madh, ndërsa Thaçi që nga dalja në skenë ka ndjellë urrejtje ndaj Rugovës dhe përkrahëseve të tij.

“Ibrahim Rugova ka qenë njeriu dhe patrioti më i madh i shekullit. Ai ka drejtuar procesin dhe fazën e fundit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai kishte ndërtuar një sistem i cili kishte lëvizur gjithë diplomacinë ndërkombëtare të botës demokratike për të përkrahur lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.  Qe nga Rambuje dhe paraqitja e Thaçit në skenën e Kosovës ai me bashkëpunëtorët e tij kane ndjellë urrejtje kundër Rugovës dhe veprimtarëve të LDK-së. Kjo është botërisht e njohur se Thaçi edhe publikisht e ka kërcënuar Rugovën dhe mandej edhe nga dëshmitë e Nazim Ballaces dhe disa të tjerëve përfshirë edhe Naim Miftarin si ish pjesëtar i shërbimit sekret SHIK kane dëshmuar se si janë organizuar vrasjet dhe komplotet”, ka thënë Abazi për “Bota sot”.

Image
Haki Abazi

Më tej, sipas tij, dyshimet për helmimin e Rugovës vinë nga sulmet dhe tentim vrasjet ndaj tij.

“Dyshimi për helmimin e tij vije edhe nga tentimet e shumta për të kryer atentat ndaj Rugovës që po ashtu janë publike dhe pjesë e dëshmive të njerëzve të afërt me SHIK. Unë kam kërkuar me vite që të hapet procesi dhe të shqyrtohet nga e para se si ka vdekur Rugova, që të behet analiza se çfarë lloj helmi ka mundur të jetë ai që ka sjellë vdekjen e shpejtë të Rugovës. Këto forma të eliminimit të udhëheqësve të rëndësishëm janë të njohura në botë përfshirë edhe helmimin e Jaser Arafatit, udhëheqësit të Palestinezëve”, shprehet Abazi, për “Bota sot”.

Ai thotë se prokuroria do të duhej të hapte një hetim, por në Kosovë drejtësia është e kapur.

“Dyshimet gjithashtu janë te bazuara në kursin e rënies dhe të shpërbërjes së procesit të bërjes së shtetit dhe progresit të tije qe nga vdekja e Ibrahim Rugovës. Në çdo vend të botës prokuroria do të duhej të hapte një hetim të tillë por në një sistem ku gjyqësia dhe drejtësia është e kapur kjo sikurse edhe vrasja e shumë veprimtarëve dhe plagosja e shumë prej tyre ka mbetur enigmë që është ndjekur drejtësinë dhe shoqërinë e Kosovës”, përfundon Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat