Deputeti i VV-së tregon si do ta ndalin Hashim Thaçin

Politika

Deputeti i VV-së tregon si do ta ndalin Hashim Thaçin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 27 gusht 2018 Në ora: 15:26
Lëvizja Vetëvendosje

Opozita edhe me tej shprehet se është kundër çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit, duke paralajmëruar veprime për të penguar shkëmbimin e territoreve,

Ismail Kurteshi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partia e tij tashmë edhe publikisht është deklaruar se është e gatshme që të kontribuojë që edhe përmes institucioneve ta pengojë idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Image
Ismail Kurteshi

“Lëvizja Vetëvendosje tashmë edhe publikisht është deklaruar se është e gatshme që të kontribuoj që edhe përmes institucioneve të bëjë përpjekje ta pengojë këtë ide shumë të dëmshme për vendin të presidentit Thaçi”, ka thënë Kurteshi.

Tuje, deputeti i Vetëvendosjes ka potencuar se nëse e para dështon, atëherë do t’i ftojnë qytetarët me një protestë gjithë popullore.

“Nëse kjo gjë nuk është e mjaftueshme, atëherë, ne kemi paralajmëruar se t’i ftojmë qytetarët me një protestë për të njëjtin qëllim poashtu thjeshtë ta pengojmë presidentin që me këto ide që burimin e kanë në Serbi për korrigjim kufijsh si ide të tij. Por, sidoqoftë ato janë të dëmshme për vendin dhe si të tilla nuk bëjnë të kalojnë”, ka potencuar deputeti  i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat