“Koha për LDK-në, nuk ka rëndësi kush humb dhe kush fiton në këtë proces”

Politika

“Koha për LDK-në, nuk ka rëndësi kush humb dhe kush fiton në këtë proces”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 27 gusht 2018 Në ora: 17:42
LDK

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është koha që LDK të këndellet dhe së bashku me VV-në dhe partitë e tjera të bëjnë atë që është prioritet nacional.

Abazi ka theksuar se është më se e domosdoshme që individë të caktuar në LDK të tregojnë se ku qëndrojnë, a janë pro interesit të Kosovës dhe a janë respektues të vullnetit të votuesve të LDK-së apo janë aty për të përfituar për vete dhe grupet e vogla që i bëjnë shërbim Thaçit dhe Veselit.

Image
Haki Abazi

“Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme. Vetëm masat e dhunshme nga Serbia gjatë 90-tave kanë vepruar në këtë mënyrë dhe këtë logjikë. Duhet kuptuar që Shqiptarët nuk janë frikuar as edhe nga ushtria me potencialë të tretë në Ballkan, ajo e ish Jugosllavisë. Është e vërtet që kanë duruar shumë por ky durim është në përfundim Ajo që është e qartë po shihet se Thaçi krye në vete me një grup baditësh e kanë kapur vendin. Tani është koha për LDK që të këndellet dhe së bashku me LVV dhe partitë tjera të bëjnë atë që është prioritet nacional mbi interesat partiake e individuale. Deklarata e fundit e Z. Hoti është një sinjal i mirë dhe kjo duhet vazhduar që të bëhet koalicioni i madhe për shpëtimin e shtetit. Këtu duhet të bëhen të gjithë bashkë, të gjithë njerëzit që ja duan të mirën Kosovës si shtet i pavarur demokratik, ku duhet të sundoje ligji dhe jo bandat. Arsyeja që LDK duhet të jetë më agresive është që në këtë formë do ta pastrojë edhe veten nga elenet dhe interesa që e kanë kundërshtuar përcaktimin e qartë të LDK-së dhe ndonjëherë edhe kanë sabotuar procesin për shkake të afërsisë që mund të kenë me struktura të PDK-së. Kjo është edhe reale edhe e qartë”, ka thënë ai.

Gjithashtu Abazi ka shtuar se të gjitha ata të gjitha ata që nuk e respektojnë lidershipin e LDK-së duhet të bashkohen me Thaçin.

“Nuk ka rëndësi se kush humb dhe kush fiton në këtë proces, Kosova dhe rendi saj kushtetutës duhet ruajtur me çdo kusht, vetëm në këtë mënyrë tregohet se kemi të bëjmë me përcaktimin dhe përkushtimin për shtet dhe jo për lojëra që ndonjë individ mund të përfitojë. Tani është më se e domosdoshme që individë të caktuar në LDK të tregojnë se ku qëndrojnë, a janë pro interesit të Kosovës dhe a janë respektues të vullnetit të votuesve të LDK-së apo janë aty për të përfituar për vete dhe grupet e vogla që i bëjnë shërbim Thaçit dhe Veselit.Të gjithë që nuk e respektojnë vendimin e lidershipit të LDK-së për një qartësi dhe veprim të përbashkët kundrejt tendencave të Thaçit për ta ndarë e copëtuar Kosovën duhet njëherë e përgjithmonë të dalin nga LDK dhe të bashkohen me Thaçin”.

“Në këtë situate kaq delikate dhe kritike nuk arsyetohet që askush të ndalojë përcaktimin e qartë të LDK-së për atë se çfarë po ndodhe dhe qe ajo ti prije elektoratit të vetë në procesin e shpëtimit të vendit. Ka ardhur koha që Lidershipi i LDK-së bashkë me VV-në, Shoqërinë civile të vërtetë dhe partitë tjera të vogla të dalin qartë kundër bandave të Thaçit që e kanë kapur vendin”, ka përfunduar Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat