Tymnajë vetëturpëruese e Lumezit, Ramushit, Veselit, me kompani - Bota Sot
Tymnajë vetëturpëruese e Lumezit, Ramushit, Veselit, me kompani

Politika

Tymnajë vetëturpëruese e Lumezit, Ramushit, Veselit, me kompani

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 27 gusht 2018 Në ora: 20:05
Veseli, Blakaj, Haradinaj dhe Lumezi

Aleksandër Lumezi e pranon - *19.000 veteranë të luftës kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme benefite, që ua ka dhënë komisioni për veteranë dhe invalidë të luftës*.

Kjo është një dëshmi që vërteton, madje, katërcipërisht, akuzat bazike të Prokurorit Elez Blakaj, se krimi ka ndodhur dhe autorësia është zyrtare. Në krye të krimit janë, hiç më pak se krerët aktual të PAN-it super kriminalë.

Vazhdon Kryeprokurori SHIK-as, pjesë e aferës namkeqe *PRONTO*, Aleksandër Lumezi - *Ne, deri më tani, kemi lëshuar rreth 63 urdhër-arreste, për t`u kapur ata persona* Edhe ky fakt vetëdemaskues i Lumezit, flet për sabotimin e drejtësisë, nga vetë kreu i saj. Por, shtrohet pyetja - Pse anashkalohen nga përgjegjësia, për falsifikimin e përsëritur për mijëra herë, krerët e PAN-it?! Ky falsifikim është krejt i veçantë dhe shumë domethënës, sepse ka synime afatgjata, për ta zgjatur krimin në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.

Akuzat, anatemat, shpifjet dhe fyerjet monstrume, për një kuadër, sa parimor, aq edhe i dinjitetshëm, siç është Prokurori Elez Blakaj, nga një treshe e inkriminuar, siç janë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe lakeu i tyre, Aleksandër Lumezi, ndaj zotëri Blakaj, janë një paturpësi, madje, deri në rrugaçëri. Akuza për *frikacak*, ndërkohë që ai me ngritjen e akuzave për kriminelët falsifikatorë e vjedhës faktik të buxhetit shumëmilionësh, dëshmon të kundërtën të zotëri Blakaj.

Kur Prokurori dorëzon lëndën akuzuese tek eprorët e tij, siç janë Blerim Isufaj e Reshat Millaku, me destinacion përcjelljen në Gjykatë, vërtetohet se ai ka mbaruar punën, detyrën me përgjegjësi profesionale dhe trimërisht. Janë dyshja Isufaj dhe Millaku, të shantazhuar nga Kryeprokurori Lumezi, të cilët kanë bllokuar dosjen-akuzë, për *komandantët* kriminelë e falsifikatorë.

Sepse, gjykimi i tyre do të zbulonte *gjeneralët* kriminelë, në renditjen - palë e dytë - në këtë aferë korruptive e kriminale, siç është vjedhja e buxhetit shtetëror. Dhe, gjykimi i *gjeneralëve* zinxhir, do të  zbulonte - palën e parë -, në krimin më të zi, në falsifikimin masiv të *dëshmisë së veteranit*, që janë kryekrerët e bashkuar në bandën-PAN - Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin, Fatmir Limaj, me bandat e tyre vrastare të haraçit dhe të hajnisë zyrtare.

Kadri Veseli, kinse, flet në cilësinë *si njeri, si luftëtar, dhe si lider institucional e politik!*. Por, Kadria, duke vazhduar krimet e Millosheviçit, me SHIK-un e tij, vrasjen e ushtarakëve të FA RK-ut dhe të kundërshtarëve politikë, nuk është njeri, është mostër, egërsirë, *si luftëtar*, është rrenë e kulluar, sepse ai ka administruar bandat, për mbushjen e burgjeve me luftëtarë të lirisë, të cilët denoncuan dhe nuk e përfillën sabotimin e luftës nga Kadria dhe Hashimi me kompani, *si lider* ordinier e hiç politik, i bandave të SHIK-ut terrorist.

Sipas Kadrisë, trimoshi Blakaj *nuk e don shtetin e Kosovës*, sepse ka denoncuar vjedhjen më spektakulare zyrtare, siç është falsifikimi enorme i *dëshmive të veteranit*. Ja, ke kanë zgjedhur shqiptarët për *lider institucional e politik!?*

*Çka ka shtëpia, e nxjerrë fëmija*, - thotë urtësia. Kështu bëri edhe fëmija lazdraç e përsnjak, kryeministri (lexo - kryehajvani( i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nxori në shesh koordinimin e akuzave me Veselin e Lumezin, kundër Prokurorit trim e mençurak, Elez Blakaj, i cili *nuk ua rrasi* as shefave në Prokurori, duke i sugjeruar ekipit të tij *të punojmë në çështjen e veteranëve, pa e njoftuar Kryeprokurorin Lumezi* dhe as PAN-it, por kryen detyrën e shenjtë të Prokurorit të shtetit, të popullit.

Me një tiradë fjalësh boshe, gjithë mujëshi, si me qenë në ring, me një injorancë klasike, që është pronë e tij, ua bjerri kohën shqiptarëve mjeranë, duke e dëshmuar, për të njëmijtën herë budallallëkun dhe pisllëkun e tij, si hiç njeri e kapadahi të neveritshëm, unik në harbutërinë e tij shtazore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...