“Hashim Thaçi po vazhdon me misionin e tij te paautorizuar të pazarit me kufij falë edhe një qeverie të dobët. Fatkeqësisht ky kryeministër po informohet nga portalet e mediat si të gjithë ne. Hashim Thaçi la jashtë çdo informacioni që një lider vendi duhet ti dinte”, ka thënë Avdyli.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë se çfarë po zihet në skenën e diplomacisë ndërkombëtare për kufijtë e vendit.
“Në konferencën e sotshme për shtyp të kryeministrit në detyrë, për të vetmen temë që dinte dhe fliste me kompetencë ishte zhdukja e qenve endacakë. Për tjerat fliste si secili qytetar, e jo si numri një i shtetit. S’dinte asgjë çka po flet Hashim Thaçi me Vuçiçin, s’kishte haber çka po zihet në skenën e diplomacisë ndërkombëtare për kufijtë e vendit që kinse po e udhëheq. Askush s`po e informon të ngratin Ramush”, ka deklaruar ai për Bota sot”.
Deputeti Avdyli ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk është fare i informuar nga presidenti Thaçi për çështjen e kufijve.
“Kurse Hashim Thaçi po vazhdon me misionin e tij te paautorizuar të pazarit me kufi falë edhe një qeverie të dobët. Fatkeqësisht ky kryeministër po informohet nga portalet e mediat si të gjithë ne. Hashim Thaçi la jashtë çdo informacioni që një lider vendi duhet t'i dinte. Nëse edhe më tutje rrinë kryeministër pa kompetenca e njohuri, por veç si vartës i painformuar i Hashim Thaçi flet që patriotizmi i tij eshte shterr duke zënë vend dëshira e sëmurë për emrin Kryeministër. Qëndrimi aty edhe ndonjë ditë, si u.d i kryeministër se bën lider, por vegël i Hashim Thaçi. Edhe pak atë respekt për kontributin në luftë do e humb te secili kosovar duke treguar që s`ka dinjitet, e lidership por vetëm lakmi e egoizëm fals”, ka potencuar Avdyli për “Bota sot”.
Ndërsa, sipas, analistit politik, Islam Krasniqi presidenti Thaçi i ka mbyllur gojën Haradinajt duke e bërë kryeministër dhe se është çështja është shumë serioze.
“Presidenti Thaçi e ka futur në lojë Haradinaj duke ia ofruar postin e kryeministrit dhe ja ka mbyllur gojën, e që për veprimet e presidentit Haradinaj dëgjon vetëm në mendja. Më të vërtet çështja është shumë serioze, ashtu siç ka thënë shefi i qeverisë, sepse presidenti po trondit opinionin me deklaratat e tij, lidhur me korrigjimin e kufijve, pa e specifikuar thelbin e asaj që po tenton të thotë”, ka theksuar ai për “Bota sot”.
Për me tepër, ai ka shtuar se presidenti Thaçi askënd nuk e njofton për veprimet e tij.
“Nëse bazohemi nga praktika e kupton edhe Haradinaj se diçka po zihet këtu, kur një pjesë ju shkëput Kosovës dhe ju aneksua Maqedonisë, një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Malin e Zi, e tash ku me ditë se çfarë masakre do t`i bëhet territorit të Republikës së Kosovës. Thaçi askënd nuk e njofton për veprimet e tij, dhe vepron në atë mënyrë që të ju bëjë qejfin të tjerëve, por jo qytetarëve të Kosovës!...”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.