Qeriqi flet për numrin e ushtarëve të UÇK-së, ja çka thotë për Sylejman Selimin

Politika

Qeriqi flet për numrin e ushtarëve të UÇK-së, ja çka thotë për Sylejman Selimin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 29 gusht 2018 Në ora: 13:38
Xhevdet Qeriqi

Ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se numri i veteranëve që ka dalë nga Komisioni qeveritar nuk përkon me realitetin.

Sipas Qeriqit, për numrin e veteranëve të vërtetë, më së miri ka folur ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

“Një gjë dua ta them se ky numër që ka dalë nga Komisioni qeveritar, e që flitet për një numër rreth 60.000 mijë veteranë nuk përkon me realitetin. Se sa ka qenë numri i veteranëve të vërtet më së miri e ka treguar ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm,  Sylejman Selimi. Po i dëgjoj disa deklarata të disa zyrtarëve, se luftën e kanë ndihmuar në forma të ndryshme, ky numër prej 60.000 mijë vetave, mendoj se nëse bëhet fjalë për ndihmë për luftën për çlirim” ka thënë Qeriqi.

Me tej, ai ka theksuar se Komision ka bërë shkelje të ligjit për veteranët, dhe këto shkelje i ka evidentuar edhe prokurori Blakaj në aktakuzën e tij.

“Numri është më i madh sepse të gjithë qytetarët e këtij vendi e kanë ndihmuar dhe përkrahur në forma të ndryshme, mirëpo mos të harrojmë se ligji e përcakton çartë se kush mund të jetë veteran luftëtar, pra ky ligj e thotë se veteran luftëtar është ai person i cili ka qenë i inkuadruar direkt në luftë, i armatosur dhe i uniformuar dhe që ka shërbyer deri në përfundim të luftës. Ky komision ka bërë shkelje të ligjit për veteranët edhe këto shkelje i ka evidentuar edhe prokurori Blakaj në aktakuzën e tij”, ka theksuar Qeriqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat