Deputeti i PDK-së vjen me propozim për zgjidhjen e çështjes së territoreve

Politika

Deputeti i PDK-së vjen me propozim për zgjidhjen e çështjes së territoreve

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 29 gusht 2018 Në ora: 15:05
Nait Hasani

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, thotë se çështja e kufijve nuk i përket Presidentit apo Kryeministrit, por qytetarëve.

Presidenti Hashim Thaçi më 7 shtator do të realizojë takimin e radhës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në fazën e fundit të dialogut Kosovë- Serbi.

Një marrëveshje në mes të dyja vendeve mund të realizohet në këtë fazë dhe në këtë marrëveshje nuk përjashtohet ndryshimi i kufijve.

Tashmë edhe ndërkombëtarisht, Thaçi ka prezantuar idenë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ide kjo e cila është duke u kundërshtuar nga ndërkombëtarët.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, thotë se për këtë çështje duhet të vendosin qytetarët përmes referendumit.

Ai pajtohet për seancë para takimit Thaçi- Vuçiq, gjersa shton se ndryshimi i kufijve nuk i përket Presidentit apo Kryeministrit

 “Një seancë përpara takimit do të ishte e mirë, mirëpo çështja e territoreve duhet t’i përket qytetarëve përmes referendumit, kjo çështje nuk është as e Presidentit, as e Kryeministrit apo e dikujt tjetër. Nëse qytetarët dëshirojnë ta ndryshojnë territorin apo të copëtohen atëherë duhet të jetë në dorën e tyre”, deklaron Hasani për “Bota sot”.

Deri më tani ideja për lëvizjen e kufijve është kundërshtuar nga shtetet më të fuqishme evropiane, madje disa kishin deklaruar se me lëvizjen e kufijve apo njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm dhe mund të krijojë konflikte të reja në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat