“Me një marrëveshje ku preken kufijtë e Kosovës, krimet e luftës nuk do të diskutohen asnjëherë”

Politika

“Me një marrëveshje ku preken kufijtë e Kosovës, krimet e luftës nuk do të diskutohen asnjëherë”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 29 gusht 2018 Në ora: 21:46
Ilustrim

Tash e sa javë vëmendja e publikut është përqendruar në zhvillimet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e kufijve, duke lënë anash çështjen e krimeve të luftës.

Image
Gazmend Islami

Lidhur me këtë ka folur për “Bota sot” publicisti Gazmend Islami, i cili thotë se Thaçi është duke u futur në një rrugë pa kthim, duke theksuar se me një marrëveshje ku preken kufijtë e Kosovës, krimet e luftës nuk do të diskutohen asnjëherë.

“Hashim Thaçi vazhdimisht është duke u futur thellë më thellë në rrugën që nuk  ka kthim e që do i kushtojë shumë. Ai po harron që në Kosovë ka shumë familje të dëshmorëve që ende e kanë plagën e hapur nga krimet që i ka bërë Serbia gjatë luftës. Me një marrëveshje ku preken kufijtë e Kosovës, krimet e luftës nuk do të diskutohen asnjëherë”, ka thënë Islami.

Është shumë moti që çështja e krimeve të luftës të bisedohet në Bruksel dhe të kërkohet kërkim falja nga Serbia, si dhe dëmshpërblimi nga ta për masakrat e luftës. Populli duhet ta ndalë Hashim Thaçin para se të jetë vonë, sepse kjo është diçka historike”, ka përfunduar Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat