Rreziku kryesor për Kosovën, profesori ndërkombëtar tregon se si të bllokohet dhe shkarkohet Thaçi

Politika

Rreziku kryesor për Kosovën, profesori ndërkombëtar tregon se si të bllokohet dhe shkarkohet Thaçi

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 30 gusht 2018 Në ora: 14:30
Hashim Thaçi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se emergjencë për Kosovën sot është territori.

“Në Prishtinë qytetarët kanë demonstruar kundër prokurorit të Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi. Është e mirëpritur çdo protestë, sepse protesta është shprehje e lirisë qytetare. Por dikush duket se po manipulon me qytetarët. Jo se Aleksandër Lumezi duhet toleruar, pasi ai është bërë vegël e pushtetit. Por se emergjencë për Kosovën është territori. Nuk ka sot për Kosovën problem e shqetësim më të madh sesa humbja e territorit. Dhe ndarja e Kosovës do të thotë humbje territori”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas tij, presidenti Thaçi është shndërruar në rrezik kryesor për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Image
Enver Bytyçi

“Ndërkaq presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, është vu në krye të agjendës dhe përpjekjeve për ndarjen e territorit të Kosovës. Ai po ia shkakton këtë dhimbje vendit të vet, të cilit do të duhej t’i dilte për zot. E dëgjuat dje? Tha se kishte” përkrahjen e ndërkombëtarëve për kufijtë, por problemi për të qenka opozita”! Thaçi është shndërruar në rrezik kryesor për popullin dhe shtetin e Kosovës. Në objektiv ruan të njëjtën rrezikshmëri si dhe Milosheviçi dikur. Vetëm mjetet ndryshojnë”, thekson ai.

Më tej, Bytyçi ka shtuar se protestat duhet adresuar ndaj Thaçit, ku sipas tij edhe Kuvendi i Kosovës duhet ta shkarkojë atë.

“Nëse pranojmë se për një komb prioritet është sovraniteti dhe integriteti territorial, atëherë duhet pranuar se prioritet nuk është Prokurori I Shtetit, por Presidenti I vendit. Protestat duhet të adresohen kundër këtij të fundit, kundër Hashim Thaçit, kundër presidentit të Republikës së Kosovës. Dorëheqja në rrugë i duhet kërkuar këtij dhe nëse nuk pranon duhet detyruar Parlamenti që ta shkarkojë.  Nëse presidenti dhe parlamenti përballen me popullin, atëherë le ta provojnë”, shprehet Bytyçi.

“Hashim Thaçi përmend shpesh referendumin. Duhet t’ia tregojë dikush atij se çfarë do të thotë referendum. Referendum do të thotë që një milion shqiptarë dhe qytetarë të Kosovës të bllokojnë Prishtinën, prej presidencës e parlamentit e deri te shtëpia e Hashim Thaçit. Ta mbyllin mundësisht në tualet presidentin e vendit, sepse ky ka vendosur t’ua marrë pasuritë në veri të Kosovës e t’ia japë armikut më të madh të shqiptarëve, Serbisë. Qytetarëve nuk iu duhet pse e bën këtë Hashim Thaçi. Ata kanë vetëm një interes jetik e madhor, ta mbrojnë Kosovën nga Hashim Thaçi. Prandaj dhe protestat duhet të drejtohen kundër tij. Jo të shfryhen si gmoardare përballë një zyrtari marionetë të Hashim Thaçit”, ka përfunduar për “Bota sot, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat