Krasniqi tregon kush vendos për territorin e Kosovës: Thaçi me skandale po e mban larg Specialen

Politika

Krasniqi tregon kush vendos për territorin e Kosovës: Thaçi me skandale po e mban larg Specialen

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 31 gusht 2018 Në ora: 14:47
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po vazhdon të deklarojë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh por vetëm korrigjime të kufijve me Serbinë.

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news.” ka thënë ai

Mirëpo çka në të vërtetë fshihet prapa idesë së bashkimit të Luginës me Kosovën, nëse sipas Presidentit Thaçi nuk do të ketë ndarje?

Çka mund t`i jepet Serbisë për Luginën nëse jo veriu, cili është e vërteta e heshtur e idesë për "korrigjim kufijsh"?

Publicisti nga diaspora, Sefedin Krasniqi në një bisedë ka thënë për gazetën “Bota sot” se Thaçi me këto skandale të njëpasnjëshme po detyrohet të mbajë vetën sa më larg Gjykatës Speciale.

Krasniqi ka shtuar se duke krijuar një zhurmë artificiale, presidenti Thaçi do të mundohet ta detyrojë, me ndihmën e ndërkombëtarëve, Parlamentin e Kosovës ta votojë Zajednicën sipas nënshkrimit që e ka vënë në marrëveshjen me Daçiqin në Bruksel, e cila Zajednicës do t'i jepte kompetenca të pushtetit të tretë në Kosovë

“Unë jam i bindur se asgjë s'do t'i jepet Serbisë as nuk do t'i merret, sepse askush nuk e ka atë mandat. Territorin e Kosovës as nuk e kemi çliruar ne as nuk jemi të zotët, sot për sot, ta mbrojmë. Pas shumë skandaleve për ta shtyrë Gjykatën Speciale duke filluar nga Kumanova, demarkacioni i zhurmshëm me Malin e Zi, që zgjati më tepër se duhej dhe rezultoi me rrëzimin e qeverisë së LDK-së, kërkesa e "veteranëve" për ta shfuqizuar Specialen me destabilizim të Kosovës dështuan. Tash e vetmja mënyrë për ta shtyrë deri në mars të vitit të ardhshëm është aktivizimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe, nëse arrihet, aktivizimi i shqiptarëve të Maqedonisë, duke aktivizuar Menduh Thaçin. Duke krijuar një zhurmë artificiale, presidenti Thaçi do të mundohet ta detyrojë, me ndihmën e ndërkombëtarëve, Parlamentin e Kosovës ta votojë Zajednicën sipas nënshkrimit që e ka vënë në marrëveshjen me Daçiqin në Bruksel, e cila Zajednicës do t'i jepte kompetenca të pushtetit të tretë në Kosovë. Kjo do të thotë një autonomi për serbët edhe de jure, sepse de fakto e kanë dhe janë duke e ushtruar siç po iu konvenon.

Sipas tij, e mira e gjithë kësaj zhurme është internacionalizimi i problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Image
Sefedin Krasniqi

“E mira e gjithë kësaj zhurme për korrigjim të kufirit është një internacionalizim më i madh i problemeve të shqiptarëve të Luginës, të cilëve Serbia e Vuçiqit do t'ua jepte me dëshirë më shumë të drejta nëse para pranimit në BE, kjo nuk i kërkon të njëjtat të drejta sikur për serbët në Kosovës dhe për myslimanët

e Uglaninit si dhe të 500.000 gjermanëve të shpërngulur me dhunë nga Vojvodina pas luftës së dytë. Në këto rrethana, kur Serbia, po mundohet me të gjitha forcat të sigurojë një dalje më të lehtë në Adriatik, nëpërmes autostradës Nish-Prishtine-Durrës, është naive të besohet se do t'ia jepte Kosovës Luginën një copë të autostradës dhe lidhjes hekurudhore që i mundësojnë një dalje të vështirë me Greqinë (Selanikun)”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi ka shtuar se Kosova është projekt amerikan dhe pa pëlqimin e saj nuk mund t’i falet asgjë Serbisë.

“Edhe gjelat e dinë se as me luftë nuk mund e marrin Kosovën Lindore, e si është e mundur që aq lehtë Serbia lejon të copëzohet me dëshirë. Ajo ende e ka në kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të Serbisë. E çka mund t'i japim Serbisë? Asgjë, sepse nuk kontrollojmë asgjë. Me një fjalë, duhet t'i bindim gjithqysh amerikanët që ne si komb, për SHBA jemi më besnik se sa serbët. Deri tash e kemi dëshmuar, sidomos pas viteve të 90 e deri sot. Kjo është trashëgimia që na e ka lënë Rugova, "miqësi të përhershme me Shtete e Bashkuara të Amerikës". Përndryshe, Kosova është projekt amerikan dhe pa pëlqimin e saj, as s'mund t'i falim diçka Serbisë as nuk mund të bashkohemi me Shqipërinë”.

“Por, nëse vërtetë, shqiptarët e Kosovës kanë vendosur t'ia thyejnë qafen veti, pas dhjetë viteve pavarësi, as Amerika s'mund t'i ndal, por për territorin e saj ajo vendos. Nëse Thaçi i ka bindur amerikanët se me Vuçiqin mund të akordohen ta merrë, sepse ai korrigjim nuk quhet, Kosovën Lindore nga Serbia, pa ia dhënë pjesën më të pasur të Kosovës, atëherë duhet t'ia ngrisim një kalë më të madh se të Skënderbeut dhe një piramidë më të madhe se të Keopsit ku shqiptarët do t'i luten Zotit! Thaçi me një të "rame po mundohet dy të vramë": Duke siguruar më shumë të drejta për shqiptarët e Luginës po mundohet të arsyetojë gabimin e vet me nënshkrimin e marrëveshjes për Zajednicën dhe ta shtyjë sa më larg Gjykatën Speciale”, ka përfunduar publicisti Sefedin Krasniqi, për gazetën “Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat