Zogaj tregon a mund të ketë Kosova liberalizim të vizave këtë vit

Politika

Zogaj tregon a mund të ketë Kosova liberalizim të vizave këtë vit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 1 shtator 2018 Në ora: 14:39
Ilustrim

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, me 60 vota pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime.

Pas kësaj, procesi duhet të kalojë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së, ku duhet të jepet drita jeshile për liberalizim të vizave.

Lidhur me këtë dhe kohën se kur qytetarët e Kosovës mund të kenë lëvizje të lirë, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vendimi i LIBE i jep një mundësi më shumë liberalizimit të vizave.

Image
Skënder Zogaj

“Vendimin i LIBE-s është lajm i mirë për Kosovën sepse ia jep edhe një mundësi më shumë liberalizimit të vizave nëse, vendi ynë seriozisht i dëshiron”, është shprehur ai.

Sipas Zogajt, duhet ende për t'u bërë, përndryshe liberalizimi do të jetë hap i rrezikshëm i thellimit të krizës.

“Kjo sepse: për liberalizimin e vizave Kosova ka ende shumë për të bëre, e mbi të gjitha të funksionojë si shtet ligjor, përndryshe, liberalizimi i vizave do të jetë edhe një hap i rrezikshëm i thellimit të krizës me lëvizje të reja të shfrenuara të shqiptarëve anëve të botës”, ka vlerësuar ai.

Analisti shprehet skeptik sa i përket mundësisë së liberalizimit të vizave brenda këtij viti.

“Kosova ka nevojë të konsolidohet dhe ta zotërojë liberalizimin e vizave! Sa i përket kohës, nuk mendoj se sivjet mund të realizohet liberalizimi vizave”, ka përfunduar Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat