“Thaçi ende kryetari i PDK-së, po i ngritë idetë e partisë në dialog”

Politika

“Thaçi ende kryetari i PDK-së, po i ngritë idetë e partisë në dialog”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 1 shtator 2018 Në ora: 23:46
Hashim Thaçi

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë ka gjetur përkrahjen e një pjese të deputetëve të ish- partisë së tij (PDK).

Analisti politik Blerim Burjani thotë se kryetari i PDK-së është Hashim Thaçi dhe kushtetuta e Kosovës është duke e keqpërdorur po për këtë arsye.

Sipas Burjanit, kryetarët e partive të cilët tani janë President nuk kanë moral, turp e as dinjitet, prandaj nuk përfaqësojnë figurën e unitetit.

“Po kjo është e qartë defakto kryetari i PDK-së është Hashim Thaçi. Kushtetua e Kosovës dhe ligjet e saj keqpërdoren nga partiakë të shumtë, të cilët deri dje ishin kryetar partie, e sot janë president të shtetit. As nuk kanë moral, e as turp, e as asgjë tjetër edhe pse kushtetua nuk lejon njerëz partiakë të marrin poste këta shfrytëzojnë mbrapsht kushtetutën dhe bëhen president vetëm japin dorëheqje formale dhe marrin një post tjetër të presidentit, pra s’ka as dinjitet, e as respekt për kushtetutën e shtetit dhe veçmas për qytetarët të cilët nuk duhet të votojnë parti që nuk kanë dinjitet dhe paraqiten si president dhe figurë uniteti e që dihet qartë se këta njerëz kurrë nuk paraqesin frymën qytetare bazuar në kushtetutë, por vetëm partinë e tyre”, thotë Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai shprehet se ideja për shkëmbim territoresh fillimisht ka marrë përkrahje të plotë partiake nga partia e koalicionit.

Sipas tij, në Kosovë shkelet kushtetuta dhe keqpërdoret nga partitë politike.

Ai shton se partitë nuk kanë respekt për qytetarin, i cili nuk voton drejtpërdrejt.

“ Normal se Thaçi është defakto kryetar i këtij subjekti politik sa herë ngrit ide ai ato ide i ngriti  idetë partiake që merr përkrahje të plotë nga partia e koalicionit, kjo është e qartë se në këtë shtet të varfër nuk do të thotë gjë se a je i pavarur apo varur politikisht. Morali politik dhe kushtetuta janë të shenjtë askush nuk mund të thirret në kushtetutë dhe defakto ta heq kapelen nga partia e të dalë në një aktor tjetër, pra defektet e tmerrshme dhe shkeljet kushtetuese janë prezente dhe keqpërdoren nga partitë politike. Nuk ka respekt për qytetarin i cili nuk voton drejtpërdrejt president, por e zgjedhë kuvendi me pazare të partisë që lidhin që lidhin koalicion dhe votojnë me marrëveshjen njërin nga kandidatët për president nga radhët e tyre partiake kjo veç në Kosovë dhe Shqipëri, e në Ballkan ndodhë askund në demokraci perëndimore nuk ndodhë, për këtë arsye duhet BE të ushtrojë ndikim të fuqishëm e mos deformohet figura e unitetit të qytetarëve”, pohon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat