Publicisti Idriz Zeqiraj, në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se hartimi i listave me personat që do vriteshin, janë hartuar në hotelin “Rogner” në Tiranë, ndërsa tregon se një listë e tillë është gjetur te këshilltari i presidentit, Bislim Zyrapi.
“Vrasjet politike në Kosovë, janë një "e fshehtë publike". Hartimi i listave vrastare, është bërë në Hotel "Rogner". Njëra sosh është gjetur në xhepin e këshilltarit polittik të presidentit, Bislim Zyrapi, i dekoruar, së fundi, me medalje presidenciale! Krimet politike serike vrastare, që kapin shifrën 1.820, kalojnë dyfishin e dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë, 820”, është shprehur Zeqiraj.
Më tej, ai thotë se vrasjet janë organizuar nga dy banda, ajo e SHIK dhe “Shqiponjat e Zeza”. Kjo e fundit ka pasur si shef Ramush Haradinajn sipas Zeqirajt, ndërsa SHIK-u Kadri Veselin, të autorizuar nga Hashim Thaçi.
“Vrasjet, kryesisht, janë realizuar nga bandat, me bazë Organizatat terroriste: SHIK dhe "Shqiponjat e zeza". Të parën, sipas deklarimit publik të Kadri Veselit, e ka themeluar Hashim Thaçi, por, është autorizuar për menaxhim e drejtim Kadri Veseli. Organizata e dytë, ka për autorësi, Ramush Haradinaj, e menaxhuar nga "gjeneralët" kriminelë të tij, të cilët, për krimet e tyre faktike, vazhdojnë të përballën me gjyqe, për dy dekada radhazi! Ndriçimin e vrasjeve politike e kanë bllokuar projektuesit dhe urdhërdhënësit e këtyre vrasjeve: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, me kompani, të cilët kanë kapur shtet e pushtet, sistemin e drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë. Shteti ligjor i ka munguar dhe i mungon Kosovës, bandat e PAN-it e bënë ligjin. Populli është i traumatizuar, i asfiksuar. Terrori i luftës dhe i pas luftës, ka qenë i njëtrajtshëm, i egër. Serbia e përzënë nga NATO-pakti, kishte lënë bandat e saj shqipfolëse, për ta terrorizuar popullin e Kosovës edhe pas luftës. Nuk ishte i rastsishëm as dezërtimi i 5.700 ushtarëve të UÇK-së, sepse, duke i parë krimet e "komandantëve" shqipfolës, humbën besimin, ikën, jo nga Serbia, por nga "komandantët" e tyre. E hidhur, por, krejt e vërtetë! Për këtë ikje masive, e shprehë habinë e tij edhe vet Ramushi, jo me "rrëshqitje goje", por, me shkrim. A thua kaq i paditur e profan ishte Ramushi, sa për të mos i parë krimet monstrume të "komandantëve të UÇK-së?!?", ka thënë për “Bota sot”, Idriz Zeqiraj.