LDK-ja i përgjigjet Kurtit për protestën e thirrur

Politika

LDK-ja i përgjigjet Kurtit për protestën e thirrur

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 2 shtator 2018 Në ora: 19:33
Kryesia e LDK-se dhe kreu i VV-se

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje sot anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi që në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave paqësore.

Arsyeja e protestës, sipas kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, është për ta ndaluar siç thotë ai, krimin që po krimin që po i bëhet Kosovës dhe për ta ndalur presidentin Hashim Thaçi për ta shitur Kosovën.

“Ne duhet të angazhohemi në protesta për ta larguar Thaçin, për të ndaluar shitjen e Kosovës që po bëhet për imunitet politikanësh nga gjykatat ndërkombëtare të imponuara prej vet atyre. Jo të na i ndryshojnë kufijtë një kriminel i cili është i shquar për dallavere me Serbinë dhe që na ka larguar edhe më shumë prej Shqipërisë gjatë qeverisjes së vet. Duhet të angazhohemi për largimin e Thaçit, sepse Thaçi sot është më i dëmshëm se kurrë. Prandaj, po bënë edhe marrëveshje më të këqija se kurrë ndonjëherë më pare”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që e drejton.

Partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka mohuar prezencën në protestë, mirëpo kanë thënë se do ta shqyrton kryesia e tyre këtë iniciativë.

Image
Ramiz Kelmendi

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se do të analizohet kjo protestë e organizuar nga Kurti, nëse është me të vërtetë për ta ndaluar Thaçin, apo për poena politike.

Kelmendi ka deklaruar se Thaçin mund ta ndalë edhe Parlamenti.

“Mendoj se LDK-ja ka forca në elektorat të vetin cili do të analizojë protestat e Albin Kurtit dhe do të vendos a është protestë me të vërtetë për ta ndaluar Thaçin apo për të fituar poena politikë për zgjedhjet e ardhshme. Hashim Thaçi mund të ndalet edhe në Parlament, sepse parlamenti mund t’ia merr të drejtën e negocimit”, ka thënë Kelmendi.

Ai nuk ka përjashtuar pjesëmarrjen në protestë, mirëpo ka ritheksuar se Parlamenti mund ta ndalojë Presidentin.

“Nuk mund të them që nuk marrim pjesë në protestë, për atë do të vendos kryesia e LDK-së, por mendoj se Parlamenti mund ta ndalë marrjen e disa punëve të Thaçit”, ka pohuar Kelmendi.

“Bota sot”, ka kontaktuar edhe partinë tjetër opozitare Socialdemokrate për t’i pyetur rreth qëndrimit kundrejt kësaj proteste dhe për pjesëmarrjen e tyre, mirëpo ata nuk kanë dashur të përgjigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat