“Listat e zeza për eliminim, prapa tyre qëndron Thaçi, Haradinaj, Haliti, Syla dhe Veseli”

Politika

“Listat e zeza për eliminim, prapa tyre qëndron Thaçi, Haradinaj, Haliti, Syla dhe Veseli”

Nga: P.R Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:48
Thaçi, Haradinaj, Haliti, Syla dhe Veseli; foto ilustrim nga "Bota sot"

Në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën “Bota sot”, publicisti Idriz Zeqiraj, ndër tjerash ka folur për listat e zeza që ishin hartuar për eliminim të kuadrove të FARK-ut dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit, Ibrahim Rugova.

“LPK-ja, instruktor e tutor ka pasur Tiranën zyrtare. Dhe, ajo ka autorizuar sigurimsat e Enver Hoxhës, për të përgaditur LPK-në, për pushtetin e ardhshëm në Kosovë. Referenca ishte ke përvoja shqiptare në Luftën e Dytë Botërore, kur komunistët i vrisnin kundërshtarët politikë, nacionalistët shqiptarë, prapa shpine, me qëllim që të hapnin rrugën drejt pushtetit. Sigurimi shqiptar dhe Serbia, ishin jetësisht të interesuar që ekstremi i majtë, LPK-ja, ta marrë pushtetin. Ata i kishin njerëzit e vet brenda strukturave të saj. Rëndësia e dorës së parë, ishte ideologjia e përbashkët. SHISH-i dhe LPK-ja, përkatësisht, krerët e tyre, hartuan listat e zeza, për eliminimin fizik të kuadrove të lartë ushtarakë të FARK-ut si dhe të kuadrove të afërt me Presidentin Rugova dhe të veprimtarëve tjerë të shquar. Dhe, ashtu ndodhi.”, ka thënë Zeqiraj.

Ai në intervistën e tij ka treguar edhe personat që qëndrojnë prapa hartimit të këtyre listave.

“Prapa listave qëndrojnë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe "komandantët gjeneralë" të tyre, pjesë të Organizatave terroriste: SHIK dhe "Shqiponjat e zeza"”, ka deklaruar Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat